Këngëtarja e njohur Filloreta Raçi apo siç njihet për publikun Fifi është shumë e pëlqyer nga fansat. Kjo për faktin se është njëra ndër artistet më me pak komplekse e cila përcjell pozitivitet pothuajse çdo herë.
Nuk është hera e parë që Fifi kritikohet për peshen, si femër e kolme që është. Bulizmi nisi që kur ajo u bë pjesë e jetës publike dhe ende s’ka marrë fund.
Kantautorja ka postuar një video në llogarinë e saj në Instagram, në sfond të së cilës dëgjohet kënga “Beautiful”, nga Flori Mumajesi dhe Ledri Vula. Përmes kësaj videoje, ajo ka reaguar kundër gjithë atyre që e quajnë të shëmtuar, të trashë dhe të tjera.
“Unë jam e bukur. Ju përshëndes të gjithëve ju që më keni nisur mesazhe të llojit ‘je si lopë, je shumë e trashë, je veshur shumë keq, je shumë e shëmtuar, je shumë kështu, je shumë ashtu.’ Mbase sot mund të bëjë zhurmë kjo thirrja ime kundër bulizmit. Më besoni që nuk është vetëm për mua. Po nanusha, jam shumë e bukur, ndihem e bukur dhe ndihem e veçantë!”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/