Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

‘Paguheni shumë keq, trajtoheni me përçmim’, deputeti thirrje pedagogëve: Protestoni, mos hezitoni

08/01/2019
Afati i fundit për Ramën, studentët: Nëse nuk kthen përgjigje, protestë para Kryeministrisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputeti Luçiano Boçi u është drejtuar me një thirrje pedagogëve për të mbështetur protestën e studentëve.

Deputeti ka listuar arsyet pse duhet të dalin në protestë duke apeluar që të mos hezitojnë pasi është momenti i tyre.

”Ju keni më shumë arsye se studentët për të protestuar bashkë me ta. Paguheni keq, shumë keq.Trajtoheni me përcmim. Nuk keni mbështetje për kërkim shkencor.
Jepni dije në ambiente pa kushte, pa mjetet e duhura, pa literature, pa laboratorë të vërtetë. Një pjesë pa dëshirë, ka devijuar misionin, duke shkelur mbi parimet, si kompesim të anashkalimit që iu bën shteti, me kokën sot ulur. Ju tregojnë me gisht si fajtorë pa faj. Ju kanë bërë gati togën e pushkatimit politik, duke ju vënë përballë “injorantëve” aparatçikë, që hyjnë e dalin dikastereve e Ministrive, me diplomat tuaja në xhep, por që sot idealin e partisë e kanë më të shtrenjtë se mirënjohjen për ju!
Dhe ju heshtni?!’‘ shkruan deputeti.

REAGIMI I PLOTË

PEDAGOGË MOS HEZITONI!
ËSHTË MOMENTI JUAJ!
Pedagogë të nderuar, studentët e bën të tyren e po vazhdojnē me një vendosmëri të admirueshme!
Ata nuk u ngritën vetëm e thjesht për tarifat e larta, për rrjepjen e pandalshme të familjeve, për pasigurinë ekonomike, për mungesën e së ardhmes, për Ligjin si Edi, por thelbësisht dhe për Universitetin, për Universitetin tonë e tuajin publik.
U ngritën që ai të ketë dinjitet, hapësirën e nevojshme akademike, misionin iluminues dhe avangard ekonomik e social, në një mjedis demokratik normal, ku vlera e diplomës përcaktohet nga tregu i dijes dhe jo nga tregu i politikës dhe i Universiteteve, ku studenti nuk është klienti i rradhës dhe ku ju nuk jeni “shitësit e mallkuar”, të një dije të pa vlerë e të pa branduar.
U ngritën që ju të keni pozicionin e merituar në katedrat e fjalës së mencur, respektin e vlerësimin financiar sipas mësimdhënies, punës e meritës.
Që ju të jeni subjekti i realizimit të kërkimit shkencor dhe jo objekte të persekutimit shkencor, sipas një fryme antiintelektuale që ka instaluar ky, Rama i dytë.
Beteja e tyre është dhe beteja juaj!
Nuk është beteja kundër jush, siç mundohet ta paraqesë e propagandojë Rama.
Jo!
Është beteja kundër arrogancës, hajdutërisë, harbutërisë e paditurisë qeveritare.
Ju keni më shumë arsye se studentët për të protestuar bashkë me ta.
Paguheni keq, shumë keq.
Trajtoheni me përcmim.
Nuk keni mbështetje për kërkim shkencor.
Jepni dije në ambiente pa kushte, pa mjetet e duhura, pa literature, pa laboratorë të vërtetë.
Një pjesë pa dëshirë, ka devijuar misionin, duke shkelur mbi parimet, si kompesim të anashkalimit që iu bën shteti, me kokën sot ulur.
Ju tregojnë me gisht si fajtorë pa faj.
Ju kanë bërë gati togën e pushkatimit politik, duke ju vënë përballë “injorantëve” aparatçikë, që hyjnë e dalin dikastereve e Ministrive, me diplomat tuaja në xhep, por që sot idealin e partisë e kanë më të shtrenjtë se mirënjohjen për ju!
Dhe ju heshtni?!
Pedagogë ky është momenti juaj!
Mos hezitoni!
Bashkohuni me studentët tuaj e pranoni njëherë të vetme leksionin e tyre.
Jeni elitë e këtij vendi, mos e harroni!
Dhe elitat reagojnë, protestojnë, kërkojnë më të mirën, i bëjnë thirrje ndërgjegjes e idealit, drejtojnë e udhëheqin. Formojnë ide, vizione e frymëzojnë.
Ndryshe nuk janë të tilla.
Ju e dini më mirë se kushdo që gjashtë vite rresht në Universitete nuk ka asnjë investim,
asnjë financim,
asnjë bibliotekë të shtuar,
Asnjë kujdes të shtuar për ku e studentët.
Ju e dini se Ligji klientelist nuk vlen, nuk zbatohet, është degradues dhe vjen kundër vlerës publike të Universitetit.
Ju e dini që politika vendos tek ju për gjithçka: për normën akademike, për fondet e kërkimit shkencor, për postet drejtuese, për administratën, për rojen e pastruesen, e juve dhe studentëve s’ju pyet kush.
Prandaj mos kundroni tek Rama servir kokat tuaja në tepsi të argjendë, për të shpëtuar kokën e vet.
Mos i rrini larg studentëve, sepse diku ne pankarta kanë shkruar emra të kolegëve tuaj.
Zemërimi i tyre është i sinqertë.
Beteja e tyre është dhe beteja juaj!
Mos u bëni palë e presekutorëve tuaj, që ju numërojnë vetëm si vota.
Mos keni frikë nga zgjidhja politike.
Dija juaj është më e fortë se cdo politikë dhe se cdo dhunë që pjell pushteti.
Bëhuni një me studentët e me kolegët pedagogë, firmëtarë të abrogimit të Ligjit të Arsimit të Lartë.
Vepër e mirë nuk është vëtëm puna shkencore e mësimore.
Vepër që hyn në histori, është dhe puna e detyra qytetare, për të rivendosur demokracinë e humbur.
Mos harroni!
Qytetarët e studentët besojnë ende tek ju dhe vlerat tuaja.
Shpëtoni sot bashkë me studentët Universitetin!
Brezat do ju jenë falenderues.

Tags: DeputetiLuciano Bociprotestathirrje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.