Nesër vjen në Berat trupi i pajetë i Anxhelinës, nëna do e...

Nesër vjen në Berat trupi i pajetë i Anxhelinës, nëna do e shohë të bijën pas 12 vitesh

370
0
Shares

Ditën e nesërme do të vijë drejt Shqipërisë (në Berat) trupi i pajetë i 29 vjeçares Anxhelina Petro, vajza shqiptare e cila u masakrua nga i ati Aleko Petro më 2 janar në Korfuz.

Media greke ka njoftuar sot, se mjeku ligjor ka përfunduar të gjitha procedurat ligjore dhe prokurori ka urdhëruar dërgimin e trupit të të ndjerës drejt Shqipërisë, një kërkesë që u bë nga nëna e Anxhelinës, e cila deklaronte pak ditë më parë se kishte 12 vite që nuk shihte vajzën e saj. Trupi i Anxhelinës do të varroset në Berat nga familja e nënës së saj, e cila prej vitesh ishte ndarë nga Aleko Petro, i cili ndodhet në burg në Greqi dhe ka pranuar vrasjen, duke thënë se është penduar thellësisht për krimin dhe se gjithçka ndodhi në debat e sipër teksa gjakrat ishin të ndezur.

Aleko Petro debatoi me të bijën për shkak të lidhjes që ajo kishte prej kohësh me një djalë afgan, dashuri të cilën shqiptari nuk e pranonte. Në debat e sipër në shtëpinë e tij, Aleko Petro e ka qëlluar plot 7 herë me një shufër hekuri të bijën në kokë, duke e lënë të vdekur. Më pas ai e ka varrosur 29 vjeçaren në oborrin e shtëpisë.

Policia ka arritur ta gjejë vajzën pas denoncimi të të dashurit, e madje dhe ndihmës së qenit të Anxhelinës, i cili ka qëndruar në vendin ku ka qenë varrosur pronarja e tij. Madje qeni ka qëndruar për ditë me radhë në derën e shtëpisë së Aleko Petros, në pritje të Anxhelinës, një ngjarje e raportuar gjerësisht dhe në median greke

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY