I ftuar në Ora News, ish-kryeministri Sali Berisha, ka komentuar shown e radhës së kryeministrit i cili shfaqet ne dush para shqiptarëve. Për ish-kreun e qeverisë, Rama është një i sëmurë psiqik.
Ndërsa shtoi se sot halli më i madh i Edi Ramës janë sarajet e Surrelit, pasi ai nuk di ku t’i fshehë paratë.
‘Ai është një i sëmurë psikik që nuk përmbahet dot. E ka kapur një problem i madh, që janë sarajet e Surrelit. Tani nuk di ku të shkojë, pasi tha se unë kam bërë para në emigracion. Ndërkohë madem Basha thotë se janë paratë e ‘Kurbanit’ aty. Tani që sarajet po peshojnë rëndë në qafën e tij ky nuk di ku të futet. Sot del që ‘ABI Bank’ i coka paratë në offshore. Do dalin të dhëna që tregojnë se këta janë përfshirë në afera të tmerrshme’, deklaroi Berisha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/