Çfarë pritet të ndodhë nesër në protestën e madhe të studentëve në...

Çfarë pritet të ndodhë nesër në protestën e madhe të studentëve në Tiranë

231
0
Shares

Ditën e hënë pritet që studentët të rinisin protestën e tyre masive për plotësimin e kërkesave lidhur me arsimin e lartë.

Studentët do të ndjekin të njëjtin skenar si edhe gjatë ditëve të protestave në muajin dhjetorit të 2018-ës, ku fillimisht ata do të mblidhen rreth orës 8:30 minuta në fakultete përkatëse e më pas do të marshojnë nëpërmjet bulevardit dëshmorët e kombit përballë godinës së kryeministrisë, ku do të vijoj edhe protesta.

Vijimi i protestës vjen si rezultat i mosbindjes së studentëve  ndaj 11 vendimeve të qeverisë, ata shprehen vazhdimisht se këto vendime nuk zgjidhin kërkesat e tyre   duke u ndalur në atë të uljes së tarifave, ku qeveria ka vendosur të ul tarifat për nivelin bachelor të studimit por jo atë master gjë e cila kundërshtohet fort nga të rinjtë.

Studentët shprehen se pagesa për nivelin e dytë të studimeve është e papërballueshme.

Sipas të rinjve është koha për një ligj më të mirë për arsimin e lartë që ti japë zgjidhje përfundimtare kërkesave të tyre.

Protesta e studentëve nisi në datë 4 dhjetor dhe ende nuk ka një afat se deri kur do të zgjas ndërkohë që ditën e hënë kësaj proteste pritet t’u Bashkohen edhe student të universiteteve të rretheve./scan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY