Paloka: MJAFT MË! Çdo qeveri tjetër do të jetë më e mirë...

Paloka: MJAFT MË! Çdo qeveri tjetër do të jetë më e mirë se Rama

190
0
Shares

Në një reagim të fundit, nënkryetari i  PD, Edi Paloka, shkruan se ndryshimi nis me largimin e së keqes.

Sipas tij, e keqja e vendit tonë, është qëndrimi në pushtet prej 20 vjetësh i Edi Ramës. Paloka kërkon që njerëzit të ndërgjegjësohen se kryeminsitri po përdor propagandën për ti manipuluar, si e vetmja metodë që i ka mbetur për të mbrojtur veten.

Paloka shkruan se çdo qeveri që do të vijë, referuar këtu jo PD, do të jetë më e mirë se ajo e Edi Ramës.

REAGIMI I PLOTË

MJAFT ME ! NDRYSHIMI ESHTE I MUNDUR DHE FILLON ME LARGIMIN E SE KEQES.

E ka kuptuar dhe vete se eshte e pamundur te mbrohet . E keqja eshte hapur aq shume sa tentativat per ta mbuluar me propagande ne rastin me te mire e bejne qesharak.
As ndryshimet e kukullave ne karriget e ministrave, as mediat e blera, as shfaqjet sa ne nje ekran tek tjetri i hajduteve dhe mashtruesve apo te vete kryehajdutit e kryemashtruesit, nuk e zbukurojne e as nuk e fshehin dot me realitetin katastrofik ku e kane sjelle vendin Rama dhe qeverite e tij.

Ne keto kushte guri i fundit , “strategjia” e fundit propagandistike qe po perdor per te mbijetuar dhe pak , eshte vrasja e shpreses se shqiptareve per ndryshim.
Nje pjese jo e vogel e shqiptareve jane zhgenjyer nga politikanet keto vite dhe jo pa arsye. Pikerisht kete po perpiqet te shfrytezoje Rama , ta fryje sa me shume . Ti bej shqiptaret te besojne se te gjithe jane njesoj, te gjithe jane hajdute e mashtrues e se kushdo qe te vije ne qeveri nuk do te sjelle asnje ndryshim.

Sot degjova dhe “argumentin” me te fundit qe tregon sa i pafytyre po dhe sa i pashprese eshte ky kryeminister. Nga nje prej atyre qe paguhen me taksat tona dhe nga zyrat e Rames apo Velise perhapin propaganden e tyre neper media apo rrjete sociale:
“ Keta qe jane kane vjedhur, sa jane ngopur . Po te vije qeveri tjeter, do filloj te vjedhe nga e para keshtu qe me mire keta qe jane”. Kjo eshte gjetja me e fundit propagandistike e “rilindjes”.

Ne fakt edhe sikur te shpresonte se nje propagande e tille mund te kishte sukses qofte edhe per pak kohe e tek pak njerez, eshte vete Rama qe e hedh poshte “argumentin” e fundit ne mbrojtje te tij.
Rama eshte shembulli me flagrant se si hajduti nuk “ngopet” kurre. Ka 20 vjet, me shume se cdo politikan tjeter , qe qendron ne pushtet dhe nuk eshte ngopur as duke vjedhur e as duke mashtruar. Te vetmet gjera qe ka ndryshuar , kane qene menyrat e manipulimit per ta mbajtur ne pushtet.
Prandaj o njerez mjaft u mashtruat. Ndryshimi eshte plotesisht i mundshem dhe e keni ne dore vete.
Ne pergjigje te drejte per drejte te propagandes se Rames se te gjithe jane njesoj , prandaj nuk ka nevoje te ndryshojme , besoj qe shumica absolute e shqiptareve tanime e kane kuptuar se CDO QEVERI TJETER DO TE JETE ME E MIRE SE RAMA.
Po kjo nuk do te thote qe shqiptaret te shkojne prape drejt fatalitetit per te zgjedhur te keqen me te vogel. Mjaft te shohin dhe te zgjedhin qarte. Te kuptojne qe jane ata qe vendosin. Te kuptojne se vota eshte forca e tyre prandaj nuk shitet. Dhe ne se dikush i zhgenjen pasi e kane votuar atehere duhet te mesohen qe te ngrihen e te protestojne e po qe nevoja ti rrezojne , jo nje e dy, po te gjitha qeverite qe nuk ndjekin interesat e atyre qe i kane votuar, te kujtdo krahu qofshin. Vetem keshtu nuk do lejojne qe politikanet te tallen me ata qe i votojne.
E ne fund , jo pa ndikime personale si pjese e PD qe nga krijimi , duhet te kujtoj qe vertete ne keto vite politika mund te kete sjelle zhgenjim, por as nuk mund te krahasohen qeverite e PD me ato te majta, ne cdo aspekt.

E vertete qe pushtetaret e PD nuk kane qene imun ndaj korrupsionit po kjo nuk na ben kurresesi te gjitheve njesoj. Vjen nje moment qe gjerat ndahen.
Sot ne PD , madje dhe ne grupin parlamentar te PD ka dhe ish-ministra ne vite te qeverive te PD qe kane mbetur dhe jane aq te paster sa as gojet e qelbura te “rilindjes” nuk i bejne dot pis. Ka njerez qe jane ne politike nga fillimet e pluralizmit po nuk jane bere kurre pis pavarsisht pozicioneve qe kane mbajtur. E te gjithe keta jane perpara syve te shqiptareve per te treguar se politika jo domosdoshmerisht eshte e piset dhe shprese ka.

Ka shprese se ka dhe mjaft te rinj qe kane hyre ne politike me idealizem dhe parime te pastra. Sic ka per fat te keq dhe te rinj qe hyjne ne politike duke ndjekur shembujt me negative me shpresen se politika do ju jap privilegje te pamerituara e do ti bej te pasur duke grabitur popullin e tyre.
Por kete jane shqiptaret vete qe duhet ta vendosin me voten e tyre dhe me qendrimet e tyre.
Ndryshimi eshte i mundshem dhe fillon duke shkulur te keqen qe sot ka nje emer, Edvin Kristaq Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY