Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Masakra në Elbasan, si u arratisën pas ekzekutimit autorët dhe nga kush u ndihmuan

02/01/2019
Masakra në Elbasan, si u arratisën pas ekzekutimit autorët dhe nga kush u ndihmuan
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia nuk ka asnjë të ndaluar si autor, 3 ditë pas masakrës së Elbasanit, ku mbetën të vrarë 3 persona. Por Policia nuk ka as ndonjë emër që dyshohet se organizoi atentatin.

Autorët dyshohet se kanë qenë vrasës me pagesë dhe e kanë mirëmenduar mënyrën se si do arratiseshin pas vrasjes.

Burime nga Policia e Elbasanit thanë se ka dyshime që dy automjete janë përdorur në këtë atentat. Makina e parë mendohet se ka ndjekur Endrit Alibejn gjatë ditëve që ai ka qenë në Shqipëri si dhe në datën 29 dhjetor, ditë ku u bë atentati.

Me makinën tjetër kanë lëvizur autorët që do bënin ekzekutimin që sipas të dhënave të Policisë kanë qenë 3. Në total 5 persona kanë marrë pjesë në këtë atentat, duke filluar që nga ndjekja, te vrasja dhe më pas largimi i autorëve.

Por ndryshe nga vrasjet e tjera mënyra e arratisjes së autorëve duket e mirëorganizuar. Ata nuk dogjën makinën me të cilën bënë atentatin por dyshohet se pikërisht me atë automjet janë larguar dhe e kanë fshehur në rrethinat e Elbasanit. As armët me të cilën u kryen vrasjen nuk janë gjetur, çka tregon se autorët kishin planin e arratisjes pa u pikasur nga Policia.

Pas vrasjes atentatorët dyshohet se janë ndihmuar nga një grup kriminal në Elbasan me influencë në zonë, në mënyrë që të mos zbuloheshin nga uniformat blu.

Pavarësisht kontrolleve të Policisë, nuk është gjetur asnjë gjurmë e atentatorëve dhe kjo shton dyshimet e bashkëpunimit të tyre me një grup të fuqishëm në zonën e Elbasanit.

Endrit Alibeaj ishte objektiv i atentatit, por të vdekur mbetën edhe daja i tij Arben Dylgjeri si dhe një turk, Erdal Durunay.

Hetimet për këto vrasje janë shtrirë edhe jashtë Shqipërisë. Endrit Alibej dyshohet se u ekzekutua për shkak të prishjes së pazareve për kokainën.

Konflikti e ka gjenezën jashtë Shqipërisë, por autorët zgjodhën Elbasanin për të kryer ekzekutimin. Endrit Alibej është arrestuar në 2013 në Itali me një sasi kokaine, vlera e të cilës shkonte 10 milionë euro.

Tags: endrit alibeajvrasja ne elbasan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

06/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

05/03/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

06/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

05/03/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.