Dy vatra zjarri janë shfaqur rreth orës 16:30 të pasdites së sotme në afërsi të një hoteli në Sarandë.
Vatra e parë e zjarrit u shënua në pallat katër katësh në ndërtim, i cili ndodhet në rrugën Turizëm-Kanali i Cukës.
Mësohet se në katin e parë të godinës qëndron një endacak dhe kishin marrë flakë materialet me të cilat ai kishte sajuar strehëzën e tij.
Menjëherë u ndërhy nga shërbimi zjarrfikës dhe u fik zjarri.
Vatra e dytë ishte 100 m më lart në një sipërfaqe me pisha, ku në brendësi digjeshin mbeturina.
Edhe këtu u ndërhy, duke u bërë e mundur shuarja e flakëve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/