Katër persona të maskuar dhe me armë grabitën sot një furgon të blindur që transportonte rreth 2 milionë e gjysëm euro.
Grabitja është shënuar rreth orës 07:30 e mëngjesit në autostradën 96 në provincën e Barit në afërsi të komunës Mellitto
Për të realizuar grabitjen e tyre , banditët kanë bllokuar rrugën me dy automjete të rënda të cilëve i kishin vënë zjarrin duke vënë kështu në kurth furgonin dhe penguar mbërritjen e forcave të policisë.
Për të hapur furgonin e blinduar banditët kanë përdorur ruspën e më pas janë larguar në drejtim të paditur.
Furgoni po trasnportonte para për të furnizuar zyrat postale të qytetit të Matteras dhe brenda thuhet se ka pasur mbi 2 milionë e gjysëm euro.
Hetuesit thonë se flitet për një grabitje të mirëorganizuar në çdo detaj.
Autostrada 96 në afërsi të qytetit të Altamurës vazhdon të jetë e mbyllur.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/