FOTO/Masakra e Selenicës e deri tek e Elbasanit, vrasjet e 2018 që...

FOTO/Masakra e Selenicës e deri tek e Elbasanit, vrasjet e 2018 që tronditën Shqipërinë

284
0
Shares

Shqipëria gjatë vitit 2018 u  trondit nga një sër ngjarjesh kriminale dhe vrasjesh, ku shumica e tyre kanë mbetur pa autor.

Për motive ende të paqarta, ku të mbetet vetëm të aludosh për shkaqe si pazare droge, konflikte të hershme apo dhe larje hesapesh, i pamohueshëm është fakti që vriten njerëz dhe askush nuk mban përgjegjësi për to. Pikërisht, këtu është çasti kur kërkon që siguria dhe rendi të rriten në Shqipëri, detyrë të cilën policia e shtetit duhet ta marrë seriozisht.

Vrasjet më të bujshme të 2018 

1.Masakra e Selenicës

Ritvan Zykaj 24 vjeç vrau dy familje për shkak se e akuzonin për vjedhjen e pulave në fshat. Mes viktimave ishin edhe dy fëmijë të mitur.

Zykaj u arrestua disa orë pas krimit, ndërsa në gjykatë nuk ka treguar ndonjë pendesë për krimin e kryer.

2.Vrasja në Bllok, përfshirja e Elvana Gjatës

Më 4 tetor në një prej lokaleve të ish bllokut gjatë një konflikti me armë mes dy grupeve mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosen Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Në kërkim vazhdojnë ende të mbeten Ervin Mata, Merviol Bilo. Nga ana tjetër gjykata ka dhënë masën e arrestit me burg pa afat për Ervis Martinajn dhe Eljon Haton.

Hetimet gradualisht po nxjerrin në dritë se sherri ka qenë për pazaret e drogës.

3. Vrasja e minoritarit Katsifas 

Padyshim kjo ngjarje solli qindra reagime nga dy shtetet, ku nuk munguan thirrjet raciste dhe mesazhet kundër shqiptarëve.

Për këtë ngjarje dhe eurodeputetja qipriote, Eleni Theocarus u shpall “non grata” nga shteti shqiptar për thirrjet anti- shqiptare në varrimin e Kacifas në Bularat.

Ngjarja:

Kostandinas Kacifa nisi të qëllonte me armë zjarri në ajër, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës, të cilët ishin mbledhur në qendër për të festuar festën e Greqisë, e cila si çdo vit po organizohej edhe në këtë fshat.

Menjëherë në drejtim të vendit nga vinin të shtënat shkuan shërbimet e Policisë të cilat ishin të dislokuara në qendër të fshatit pasi do zhvillohej aktivitet me rastin e festës së Greqisë.

Kostandinos Kaçifa pasi ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin në drejtim të tij ka hapur zjarr me breshëri ndaj punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e tyre. Pas kësaj nisi aksioni i policisë për ta kapur të riun, i cili duke qenë se nuk pushonte së gjuajturi me armë ndaj bluve, këta të fundit e qëlluan me armë në kraharor për të ndaluar sulmin.

VRASJET PA AUTOR 

  1. E nisim me qytetin e Shkodrës i cili u kthye në epiqendren e sulmeve. Më 15 korrik u vra ish polici Boran Bërçana dhe bashkëjetuesja e tij Silvi Ndoci. Deri tani edhe pse disa muaj pas krimit u publikuan pamjet e vrasjes, ende nuk ka asnjë autor të dyshuar.

2. Arjan Ferracaku dhe i afërmi i tij

Persona të paidentifikuar ende qëlluan për vdekje 30-vjeçarin Arjan Ferracaku, i njohur si biznesmen i disa aktiviteteve në Shkodër.

Më 14 nëntor po në Shkodër, vritet ditën i afërmi i Arjan Ferracakut,  tregtari i peshkut  Fatos Ferracaku 40 vjeç. Ngjarja ndodhi në lagjen “Partizani”, në afërsi të zonës së njohur si Markata, ndërsa u plagos Fatmir Mehaj 49 vjeç. Të dyja ngjarjet nuk kanë  ende autorë të dyshuar.

3. Vrasja në Laprakë

17 vjeçarja adoleshente mori dy plumba në kokë, teksa dy persona qëlluan ndaj saj dhe Erion Bengos brenda në makinë.

Shkak ishte një konflikt banal mes autorit dhe Erion Bengos 23 vjeç, me të cilin ajo ishte në makinë. 23-vjeçari mbeti i plagosur gjithashtu, por jashtë rrezikut.

Një prej autorët është kapur, ndërsa po punohet për kapjen e autorit tjetër, 19 vjeçarit nga Puka.

4. Masakra e Elbasanit 

Endrit Alibej, 34-vjeç dhe Arben Dylgjeri, 56 vjeç, që të dy banorë të qytetit të Elbasanit si dhe shtetasi Erdal Duranay, 51 vjeç nga Turqia humbën jetën pas një atentati me armë drejt tyre.

Shkak për vrasjen e trefishtë janë larja e hesapeve për pazaret e drogës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY