LAJMI I FUNDIT/ Luftë në Elbasan, tre të vrarë

LAJMI I FUNDIT/ Luftë në Elbasan, tre të vrarë

424
0
Shares

Një përplasje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit, duke lënë pas tre persona të vdekur.

Një prej viktimave është shtetasi i huaj me iniciale E.K., me precedentë të mëparshëm penal.

Ndërkohë bëhet e ditur se dy personat e plagosur që kanë ndërruar jetë në spital janë Indrit Alibeaj dhe Arben Dylgjeri.

Shkëmbimi i zjarrit ka ndodhur ndërmjet dy bandave në qytetin e Elbasanit. Makina me ndaj të cilës është bërë atentatit ka qenë në lëvizje dhe me targa italiane ndërkohë që eshte qelluar nga nje automjet tjeter. Dyshohet se në ngjarje janë përfshirë dy shtetas shqiptarë dhe një i huaj.

Ngjarja dyshohet të ketë pasur zanafillën jashtë vendit, ndërkohë që mendohet se përplasja ka ndodhur për larje hesapesh. Shtetasi i huaj dyshohet se është kolumbian.

Përplasja me armë është regjistruar në zonën e Bradasheshit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00.

Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY