DETAJET/ Masakra në Elbasan, një nga viktimat turk

DETAJET/ Masakra në Elbasan, një nga viktimat turk

465
0
Shares

Një ndër viktimat besohet se i përket një qytetari turk. Ai është raportuar me inicialet E.K dhe burime nga policia tregojnë se ka ka pasur dosje penale.

Makina ku ishin personat e vrarë është sulmuar me armë, teksa lëvizte në aksin Elbasan-Metalurgjik. Ajo mbante targa italiane.

Paraprakisht dyshohet se konflikti mes bandave ka nisur për shkak të prishjes së pazareve të drogës. 3 viktimat ishin kthyer pak ditë më parë në Shqipëri, dhe se atentati i sotëm është një larje hesapesh.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në zonën e krimit dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë. Forcat e policisë kanë bllokuar gjithë qytetin.

Atentatorët janë larguar drejt Peqinit me një mjet me targa të huaja, ndërsa një nga viktimat dyshohet se është shtetas kolumbian.

Njoftimi i plotë:

Elbasan, Informacion paraprak 
Sot rreth orës 21:15, në fshatin Bradashesh, Elbasan është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti. Për pasojë kanë mbetur te vrare 3 shtetas që udhëtonin me te. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe indetifikimin e kapjen e autoreve. Forca te shumta policie kane rrethuar zonen ne nje perimeter te gjere. Policia po kryen kontrolle e shoqerime dhe nje sere veprimesh te tjera per te bere te mundur zbardhjen e ngjarjes. Nje grup specialistesh nga Krimet e Renda ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit jane nisur ne ndihme te Policise se Elbasanit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY