Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Maqellarës në Dibër.Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në fshatin Topojan.
Nga informacionet e para, mësohet se një person ka humbur jetën si pasojë e një konflikti në familje. Një tjetër është plagosur.
Viktima mësohet se është vrarë brenda në banesë nga të afërm të nuses së tij.
Viktima i ka prerë fillimisht veshët vëllait të nuses dhe më pas është qëlluar nga të afërmit e tjerë të saj.
Ai është qëlluar me sende të forta pas koke. Deri më tani nuk dihen ende motivet e ngjarjes në fjalë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/