Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/PD: Rama mbush xhepat e këtij biznesmeni me të ardhurat e Universitetit

27/12/2018
VIDEO/PD: Rama mbush xhepat e këtij biznesmeni me të ardhurat e Universitetit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Këshilltari ekonomik i Partisë Demokratike, Dorian Teliti ka deklaruar se kryeministri Edi Rama i ka dhënë 1.5 milionë dollarë kompanisë së biznesmenit, Safet Gjici,  nga të ardhurat e universitetit.

Në një deklaratë nga selia blu, Teliti  tha se kjo nuk është  hera e parë që ai favorizohet nga Rama dhe se gjatë gjithë mandatit qeverisës kompania e tij, ka marrë 30 milionë dollarë.

”Në vend që të shlyejë rreth 240 milionë dollarë detyrime të prapambetura, të konstatuara nga FMN, qeveria e Edi Ramës mbush xhepin e Safet Gjicit me 1.5 milionë dollarë për një projekt ku ajo nuk ka asnjë detyrim”, thotë deputeti.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/384287708806427/?notif_id=1545840497892855&notif_t=live_video

Deklarata e plote:

Qeverisja e Edi Ramës është një dështim për arkën e parave publike, por jo për xhepin e miqve, klientëve dhe atyre me të cilët Edi Rama synon të blejë zgjedhjet. Safet Gjici është njëri prej tyre.

Në 11 muaj, dështimi në mbledhjen e të ardhurave është spektakolar. Buxhetit të shtetit i mungojnë 122 milionë dollarë, dëshmi kjo e krizës ekonomike të familjeve shqiptare dhe e abuzimeve korruptive në tatime dhe dogana.

Por klientët me të cilët Rama mban pushtetin, nuk e ndjejnë krizën, sepse paratë që duhet të shkonin, përshembull për të financuar studimet dhe jetesën e studentëve në varfëri ekstreme ekonomike, i merr Safet Gjici, kandidati i përhershëm i Edi Ramës për Kukësin.

Me aktin e fshehtë normativ, Edi Rama i ka shkurtuar investimet në arsim, por i ka dhënë Safet Gjicit 1.5 milionë dollarë për një punë, për të cilën ai nuk ka lidhur kontratë me qeverinë, por me Universitetin e Durrësit.

Nëpërmjet kompanisë “Kevin Construction”, Safet Gjici ka lidhur kontratë prej 5 milionë dollarë me këtë universitet, i cili, sipas dokumentave të tenderit, duhej të financohej plotësisht nga të ardhurat e vetë Universitetit.

Në realitet është ndryshe. Në këtë rast qeveria është treguar plotësisht klienteliste.

Në vend që të shlyejë rreth 240 milionë dollarë detyrime të prapambetura, të konstatuara nga FMN, qeveria e Edi Ramës mbush xhepin e Safet Gjicit me 1.5 milionë dollarë për një projekt ku ajo nuk ka asnjë detyrim.

Në Shqipëri janë me dhjetëra projektet që Universitetet kanë kontraktuar me kompanitë private, por Edi Rama ka përzgjedhur të financojë vetëm njërin prej tyre, atë të klientit Safet Gjici.

Në 5 vitet e qeverisjes së Edi Ramës Safet Gjici ka marrë rreth 30 milionë dollarë tendera, shumicën e të cilëve pa garë apo me garë fiktive. 30 milionë dollarë janë të mjaftueshme për të nisur ngritjen e një infrastrukture moderne, me auditorë, biblioteka dhe pajisje laboratorike për të gjithë universitetet e vendit.

Qeveria ka detyrimin të përgjigjet sot përse, mes dhjetëra projekteve të tjera, ka përzgjedhur të financojë me 1.5 milionë dollarë vetëm kompaninë e Safet Gjicit, kandidatit të tij për Kukësin.

Tags: akuzabizensemiPDRamasafet gjici

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.