Shoqatat e medias letër Ramës: Jemi kundër 2 projektligjeve për portalet

Shoqatat e medias letër Ramës: Jemi kundër 2 projektligjeve për portalet

144
0
Shares

Organizatat shqiptare të medias dhe të të drejtave të njeriut i kanë kërkuar kryeministrit  Rama të tërheqë iniciativat ligjore për mediat online.

Referuar deklaratës së tyre, ata argumentojnë se dy projektligjet aktuale janë tentativa e katërt në më pak se katër vjet, që synon të krijojë një regjim kontrolli qeveritar mbi mediat.

Në letrën e tyre thuhet se  projektligjet janë prezantuar për konsultim publik, pa u shoqëruar me një relacion shpjegues mbi nevojën apo jo për ligje të tilla, pa studime të mirëfillta për gjendjen aktuale, pa identifikuar probleme të mundshme dhe pa arsyetuar nevojën e ndërhyrjes dhe masën e saj.

Organizatat besojnë se të dy projektligjet, në formë dhe në frymë bien ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me Të Drejtën Europiane.

Më poshtë deklarata e plotë

Organizatat nënshkruese të kësaj letre publike shprehin shqetësimin për kërcënimin ndaj lirisë së medias dhe lirisë së shprehjes, përmes dy projektligjeve të propozuara nga qeveria e Kryeministrit Edi Rama dhe bëjnë thirrje pwr tërheqjen e tyre tw menjëhershme.

Projektligjet janë prezantuar për konsultim publik, pa u shoqëruar me një relacion shpjegues mbi nevojën apo jo për ligje të tilla, pa studime të mirëfillta për gjendjen aktuale, pa identifikuar probleme të mundshme dhe pa arsyetuar nevojën e ndërhyrjes dhe masën e saj.

Projektligjet, të cilat synojnë të krijojnë një regjim licencimi, kontrolli, gjobitjeje dhe mbylljeje të faqeve të internetit, i japin hapësira të gjera autoriteteve të kërcënojnë me gjoba disproporcionale dhe me mbyllje, mediat në internet.

Organizatat besojnë se të dy projektligjet, në formë dhe në frymë bien ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me Të Drejtën Europiane. Ato përbëjnë kufizim krejtësisht të panevojshëm të lirisë së shprehjes e lirisë së medias dhe përmbajnë rrezikun e krijimit të një regjimi policor mbi median në internet.

Parë kjo në kuadër të gjendjes aktuale të medias në Shqipëri, me dominimin e “lajmeve” false që shpërndahen nga zyrat e shtypit dhe që prezantohen si informacione të pavarura në median konvencionale, kryesisht televizione, synimi i projektligjeve duket se është vendosja nën kontroll të plotë të informacionit në duart e qeverisë.

Nga ana tjetër, partitizimi i tejskajshëm i institucioneve, që konvencionalisht janë dhe duhet të jenë të pavarura nga pushteti politik, nuk përbën aspak garanci për mbikqyrje të pavarur dhe profesionale të medias online, siç parashikohet nga projektligjet.

Gjendja e lirisë së medias në Shqipëri sakaq është e keqe dhe në përkeqësim të vazhdueshëm. Treguesi i lirisë së medias sipas vlerësimit të Freedom House ka rënë nga 3.75 pikë në vitin 2009 në 4.25 pikë më 2016 dhe aktualisht gjendet shumë pranë nivelit të lirisë së medias në vendet me regjime totalitare, siç janë ato të vendeve ish-sovjetike.

Shkaku i përkeqësimit të lirisë së medias nuk është tepria e lirisë, por mungesa e saj.

Organizatat rikujtojnë se dy projektligjet aktuale janë tentativa e katërt, në më pak se katër vjet, që synon të krijojë një regjim kontrolli qeveritar mbi mediat online.

Media nuk duhet t’i nënshtrohet asnjë kriteri licencimi apo mbikëqyrjeje të ndryshme, nga të gjitha llojet e bizneseve të tjera.

Për sa më sipër, organizatat e mëposhtme i kërkojnë kryeministrit Edi Rama tërheqjen e menjëhershme të projektligjeve ” DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.97/2013 “PËR MEDIAT AUDIOVIZIVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR” dhe “DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9918, DATË 19.5.2008 “PËR KOMUNIKIMET ELEKTRONIKE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË” I NDRYSHUAR”.

 LISTA E ORGANIZATAVE

BIRN Albania

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë

Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë

AIS/Open Data Albania

Civil Rights Defenders

Këshilli Shqiptar i Medias

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY