Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ish-presidenti: Studentët kanë kërkesa të qarta, Rama i kërcënon se do t’iu bëjë vetingun

27/12/2018
BUJAR NISHANI/ Brezi i dytë i elitës së regjimit komunist sot në pushtet, fyen dhe shantazhon
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-presidenti Bujar Nishani e konsideron monolg konferencën e fundit të Kryeministrit Edi Rama nga ku prezantoi paktin për zgjidhjen e problemeve të studentëve.

Nishani në vijim të komentit të tij, shprehet se studentët kanë kërkuar thjesht e qartë që të rrëzohet grabitja që ju bëhet atyre me ligjin e antiarsimit si dhe rialokimin e fondeve.

Nga ana tjetër, Nishani ndalet tek ligji, ku thotë se dhe VKM-të e përmendura nga kryeministri,  nuk kanë fuqi zbatimi pa ndryshimin e ligjit të Arsimit të Lartë dhe Buxhetit të Shtetit. Sipas tij, VKM-të janë akte nënligjore që nuk dalin dot mbi ligjin.

Kësisoj, nuk ka ofruar zgjidhje për studentët, duke i mashtruar sërish.

Postimi i plotë:

Kërkesat dhe beteja civile e studentëve për arsim dhe dije u injoruan e u hodhën poshtë edhe nga monologu i fundit për shtyp i kryepërgjegjësit të situatës dramatike të studentëve shqiptarë.

Kërkesat normale të studentëve konvergojnë thjesht e qartë në dy pika për veprim qeveritar.

A- Ndryshimin e ligjit për Arsimin e Lartë,

B- Ndryshimin e buxhetit të shtetit.

Studentët kanë kërkuar thjesht e qartë që të rrëzohet grabitja që ju bëhet atyre me ligjin e antiarsimit si dhe rialokimin e fondeve; nga konçensionet për oligarkët me të cilat shpenzohen 20 milion euro për 1 km/rrugë-unazë, disa qindra milionë për taksë kalimi në autostrada shtetërore, qindra miliona të tjera në shërbime “fake” shëndetësore, në buxhetin e universiteteve publike, kartën e studentit dhe konviktet e tyre.

Në vend të veprimit, kryeministri zgjodhi përsëri monologun shterpë dhe kërcënimet qesharake prapa grilave të ulura qeveritare.

Vendosi të gënjejë përsëri studentët dhe familjet e tyre.

Ky është një mashtrim për të tretën herë !

I gënjeu për herë të parë në 2013, gënjeu e nuk zbatoi asgjë.

Në 2017, i gënjeu për herë të dytë, nuk zbatoi asgjë.

Në fundin e 2018 i gënjeu përsëri për të tretën herë.

Kryepërgjegjësi i vuajtjeve të studentëve dhe familjeve të tyre doli në monologun e rradhës e foli për Vendime të Këshillit të Ministrave !!!

Kushdo e di që VKM-të nuk kanë fuqi zbatimin pa ndryshimin e ligjit të Arsimit të Lartë dhe Buxhetit të Shtetit.

VKM-të janë akte nënligjore që nuk dalin dot mbi ligjin.

Ligji famëkeq antiarsim i ka ngarkuar studentët me “tarifën e aplikimit”, “tarifën e konkurimit”, “tarifën e rregjistrimit”, “tarifën e shkollimit”, “tarifën e studimit”, shto pastaj tarifa të tjera në të gjitha shërbimet kancelarike dhe laboratorike.

Skandaloze, një vjedhje e tillë mbi studentët e familjeve shqiptare që mjerohen çdo ditë e më shumë.

Kot përpëlitet në sforcime monomediale Kryepërgjegjësi të gënjej e gënjej përsëri.

Studentët kanë kërkesa të qarta e të thjeshta.

Kush flet për “dialog”, ose është jashtë realitetit ose është spekullant.

Studentët nuk kanë kërkuar e nuk po kërkojnë risi, as diskutime si grupe interesi për çfar pritet të vij dhe si ?!

Studentët kërkojnë nga Qeveria thjesht të bëjë punën e saj !

Studentët kërkojnë që Qeveria të përmbushë përgjegjësitë e saj politike dhe institucionale.

Ata kërkojnë që kryepërgjegjësi të mos gënjejë më.

Çka për dialog këtu ?

Dialog që qeveria të bëj apo jo punën e saj ?

Qesharake !

Në vend që kryeqeveritari të nis e bëj punën dhe detyrën e tij, ekzaktësisht për çka kërkoi votën dhe shqiptarët ja dhanë.

Asgjë më shumë, asgjë më pak.

“Ku është problemi këtu“ ?

Kryepërgjegjësi refuzon përsëri të bëj punën e tij.

Studentët kërkojnë ndryshimin e ligjit, kryepërgjegjësi bojatis vendimet e qeverisë !

Studentët kërkojnë konvikte, ai ju tregon për marrveshjet e qeverisë së tij me agjensitë turke !!!

Ata kërkojnë kartën e studentit, ai ju tregon memorandume me agjensi franceze, a thua se studentët po kërkojnë të vizitojnë Kullën Eiffel.

Jo mor jo !

Ata e kërkojnë kartën e studentit që të kenë transportin publik me kosto studenti, të shfrytëzojnë bibliotekat me kosto sudentore, të marrin ndihmën mjeksore emergjente me kosto studentore, të shfrytëzojnë shërbimet publike të shtetit me kosto studentore.

Studentët kërkojnë ulje të tarifave në raport me koston e jetesës, ai i kërcënon se do tju bëjë vetingun për anglishten !!!

Ata kërkojnë plotësimin e kërkesave jetike që të mund të jetojnë dhe studjojnë, ai monologon për propagandë mediale.

Asnjë sanksionim real ligjor, asnjë qindarkë e alokuar për ato çka thotë se do ti plotësojë.

Vazhdon të gënjejë.

Asnjë fjalë për fazën e dytë të studimeve. Atë të masterit.

Ky është modeli i ligjit shqiptar.

Të dyja nivelet janë “de facto” të detyrueshme për tregun e punës e për pasojë jetën e studentëve.

Jeta e studenteve është futur në kolaps.

Jeta e familjeve të tyre është futur në kolaps.

Kolapsin nuk e zgjidh vulgariteti digjital i qeverisë.

As monologu përpara pasqyrës së dështimit.

Atë mund ta zgjidhin vetëm studentët.

Presim studentët…….

Tags: bujar nishaniprotestaRamastudenter

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.