Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vende të lire pune, Gjermania e përqëndruar tek refugjatët e kualifikuar mirë

26/12/2018
Vende të lire pune, Gjermania e përqëndruar tek refugjatët e kualifikuar mirë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ekonomia gjermane ka përjetuar një periudhë të gjatë lulëzimi ekonomik. Por perspektivat për të ardhmen nuk janë kaq të mira, thotë Presidenti i Dhomës Gjermane të Tregtisë dhe të Industrisë.

Nga Deutsche Welle

Dhoma Gjermane e Tregtisë dhe e Industrisë pret në vitin e ri 2019 që të krijohen më pak vende pune të reja në Gjermani. Presidenti i DIHK-së, Eric Schweitzer pret që të krijohen 500.000 vende pune shtesë.

Kjo nuk është një rritje ekonomike aq e mirë sa vitet më parë, i tha Schweitzer agjensisë së lajmeve DPA. Për këtë vit, DIHK pret që numri i vendeve të punës të rritet me 580.000 mijë, në vitin 2017 ishin 630.000 punësime të reja.

Presidenti i Dhomës Gjermane të Tregtisë dhe të Industrisë, Schweitzer: “Besoj se ekonomikisht kemi pasur rrallë kaq shumë pasiguri sa tani: Brexit, grindje tregtare, gjendje jo e qendrueshme në Itali ose në Turqi, konflikte në Lindjen e Afërt, kërcënim për dogana për automjetet në SHBA.”

Hapësira e manovrimit po ngushtohet

“Presim një rritje më të dobët. Para së gjithash paralajmërimet për vëllimin e eksporteve janë më të ulëta”, tha Schweitzer. Klima e ekonomisë botërore vërtet po ftohet “por ne nuk shohim rrezikun akut të një recesioni, megjithëse hapësira e manovrimit po ngushtohet”.

Konflikti tregtar që mbulon gjithçka zhvillohet ndërkohë midis SHBA dhe Kinës. Një luftë tregtare do të çonte në zhvendosje kolosale në ekonominë botërore, theksoi Schweitzer. “Kjo do të kishte pasoja të rënda te Gjermania. Asnjë vend nuk është kaq i varur nga eksporti sa ne.”

Mungojnë punonjësit e kualifikuar

Kësaj i shtohet mungesa e fuqisë së kualifikuar punëtore, që i vë uzinat në të gjithë Gjermaninë para një problemi gjithnjë e më të madh. Për 1,6 milionë vende pune në plan afatgjatë sipërmarrjet nuk do të gjejnë dot punonjës.

Prandaj sektori i artizanatit është fokusuar edhe tek refugjatët e kualifikuar mirë. “Ka shumë azilkërkues “të duruar”, që tashmë ndodhen në Gjermani, që punojnë këtu ose që kryejnë një kualifikim profesional”, i tha Presidenti i Artizanatit Hans Peter Wollseifer agjencisë dpa.

“Këta janë pikërisht punonjësit e kualifikuar, për të cilët kemi nevojë, që janë integruar mirë dhe që flasin gjermanisht. E pse duhet t’i kthejmë ata nga kanë ardhur? Këta janë personat e gabuar, që dëbohen.”

Prandaj edhe ligji i imigrimit të punonjësve të kualifikuar është “saktësisht hapi në drejtimin e duhur, të cilin e kemi dëshiruar”, tha Presidenti i Shoqatës së Punëdhënësve Gesamtmetall, Rainer Dulger. Sipas një sondazhi, një në katër sipërmarje të degës së metalit ka pengesa në prodhim, për shkak të mungesës së punonjësve.

Tags: azilantegjermanivende pune

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencën për verën e Agasit

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.