Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Policia bie në gjurmët e vrasësve të Laprakës

26/12/2018
Policia bie në gjurmët e vrasësve të Laprakës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia po ndjek gjurmët e vrasësve të dyshuar të Laprakës ku humbi jetën një vajzë 17 vjece ndërsa një djalë 23 vjec u plagos rëndë. Sipas policisë Erjon Denga, 23 vjeç është një person me precedentë penalë më herët dhe është ndjekur prej saj dy vite më parë pasi shantazhoi një vajze me një video erotike.

Mësohet se Benga është arrestuar dy vite më parë, pas një denoncimi për shantazh.

Benga, asokohe 21 vjeç, bashkë me një shokun e tij, 25-vjeçarin A.S, kishte shantazhuar K.L, ish-të dashurën e tij, se do t’i publikonte një video intime në rrjetet sociale nëse nuk do t’iu jepte 2 mijë euro.

Benga u arrestua në vitin 2016, pas denoncimit të vajzës, e cila pasi negocioi me Bengën dhe mikun e tij, vendosi që të njoftonte Policinë.

Ndërkohë policia ka arkivuar edhe një sherr që ka ndodhur pak ditë më parë mes Dengës dhe një personi tjetër. Policia e di emrin e personit që kishte sherr me Dengon dhe është vënë në kërkim të tij për të verifikuar mundësinë e përfshirjes së tij në vrasjen e rëndë.

MË HERËT/Detajet të reja për vrasjen tragjike, vajza dhe djali u goditën nga dy maska

Detaje të reja hedhin dritë mbi ngjarjen tragjike në Laprakë ku një djalë dhe një vajzë iu bë atentat me armë zjarri. Për pasojë nga të shtënat humbi jetën 17-vjeçarja Griselda Gjinkola dhe u plagos rëndë Erjon Denga, 23 vjeç.

Sic raportojnë reporterët nga vendi i ngjarjes, dy të rinjtë ishin në një lidhje dashurie, por kishin vetëm pak kohë bashkë. Në momentin e atentatit ata ishin në një mjet tip ‘Benz A Class’ ngjyrë gri, kur dy persona të maskuar i janë afruar dhe i kanë qëlluar me breshëri plumbash. Vajza mori 2 plumba në kokë, ndërsa djali në qafë dhe shpatull.

Vajza humbi jetën në spital, ndërsa djali po i nënshtrohet një operacioni. Informacionet më të fundit flasin se djali ka kaluar momentin e rrezikut për jetën. Zona ku ndodhi atentati është mes disa pallateve dhe jo shumë e ndriçuar.

Plumbat kanë goditur edhe automjete të tjera që ishin pranë vendit të ngjarjes, ndërsa ngjarja mund të kishet përmasa edhe më tragjike.

Tags: laprakevrasje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.