Goditi me këpucë kryeministrin Rama, lirohet nga burgu banori i Astirit

Goditi me këpucë kryeministrin Rama, lirohet nga burgu banori i Astirit

134
0
Shares

Ka fituar lirinë banori i zonës së Astirit Ilir Katiraj i cili mbahej prej disa ditësh në burg.

Katiraj është personi i cili gjuajti me këpucë kryeministrin Edi Rama, në ambientet pranë spitalit ushtarak në kryeqytet, në ditën e protestës së madhe para Parlamentit.

Gjykata ka dhënë për të masën e detyrimit të paraqitjes.

Jashtë ambjenteve të gjykatës kanë qenë sot  banorët e Astirit të cilët shprehen se shumë shpejt do kërkojnë që të lirohet dhe Daniel Dobraj, i cili akuzohet se ka qëlluar me kapsolle efektiven Ina Nuka.

Banorët vazhdojnë të kërkojnë që prapa hekurave të jenë drejtori i ARRSH-së Afrim Qendro dhe zyrtarët e tjerë, pasi sipas tyre janë duke kryer haptazi akte korruptive.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY