Deputeti demokrat Tritan Shehu thotë se në mbledhjen e kryesisë së PS po ‘kryqëzohet’ FRESSH për protestat e studentëve.
Në një reagim në rrjetet sociale, deputeti shkruan se rilindja po ia lë fajin FRESSH-it për gjendjen në të cilën ndodhet, ndërsa ka një mori pyetjesh të cilat nuk marrin përgjigje.
REAGIMI I PLOTË
Vijnë zëra se mbledhja e Kryesisë së PS po “kryqëzon” FRESH-in për protestat e studenteve!
Nuk thonë kot “kur nuk ke çfarë t’i bësh gomarit i bie samarit”.
Në një vend, që është i gjithë në kolaps, ku ekonomia po shkon në “pikiatë”, ku sektorët socialë si arsimi e shëndetësia u nisën për “falas” e përfunduan “karrakatina” me pagesë, ku korrupsioni devijon edhe lumenj, ku krimi e droga komandojnë institucionet, ku nuk ka as Gjykatë Kushtetuese e as të Lartë etj etj, e paskan fajin të rinjtë, FRESH-ista apo jo këta!
Dhe ku 70% e popullsisë aspiron vetëm si të largohet nga “sytë këmbët”….
Dhe përsëri fajin për të gjitha këto e paska FRESH-i!
Kjo është çudia e sotme, që vetëm do të shtojë dilemën e qytetarëve: “Të jesh apo të mos jesh” më në Shqipërinë e Rilindjes?!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/