Gazetari publikon deshminë e Ardit Gjebreas në vitin 1989, është vigjilent!

Gazetari publikon deshminë e Ardit Gjebreas në vitin 1989, është vigjilent!

321
0
Shares

Nga Kastriot Dervishi

Në vitet e diktaturës komuniste, ishin të rrallë ata që vinin e vizitonin vendin tonë. Akoma më të rrallë ishin gazetarët e huaj që vinin këtu. Italianët po ashtu ishin shumë të rrallë. Në vitin 1989 këngëtari i njohur i italian Albano dhe bashkëshortja e tij dhanë një koncert në Tiranë. Po këtë kohë vjen edhe gazetari i RAI-it, Rudolfo Valentini. Pikërisht për vizitën dhe opinionet e tij, shoqëruesi ka përgatitur raportin “Nga biseda me gazetarin italian Rudolfo Valentini”, i cili më 6.10.1989, iu dërgua për njohje Komitetit Qendror të PPSH-së. Për kureshtje, lexoni tekstin e mëposhtëm.

***

Raporti i shoqëruesit

Duke qenë shoqërues i këngëtarëve italianë Albano e Romina Pauer, ato ditë m’u dha rasti të njihem me një gazetar italian te RAI2, Rudolfo Valentini, i cili botonte vazhdimisht artikuj te “Mesaxhero”, gazeta e Romës.
Më thotë: “Kur pas një pune intensive, apo të vazhdueshme, ke nevojë për një pushtim dhe çlodhje fizike, në Itali kemi disa qendra tip sportive që me anë të masazheve, etj, etj, të sjellin në formë; por duhen miliona lireta. Ndërsa tani zbulova parajsën shqiptare; qetësinë, ajrin e pastër tuajin dhe gjithçka më duket e bukur, nuk do t’ju ndahem më”.
Megjithatë – i them -, ju gazetarët jeni të çuditshëm. Edhe të tjerë si ju që kanë ardhur më parë, kështu kanë folur e janë shprehur për vendin tonë, këtu, ndërsa nëpër gazeta kemi lexuar pothuajse gjithnjë të kundërtën.
Valentini më tha: Është e vërtetë, por unë jam gazetar i dytë profesionist italian që vij në Shqipëri. Të tjerët që kanë shkruar e kanë patur këtë punë për “hobby”. Dhe gazetarin e parë që ka vjellur helm kundër jush, ky njeri që ke përpara (fliste për veten) e ka thirrur dhe e ka kapur prej veshi; të paktën në këtë drejtim unë jam i ndershëm dhe nuk gënjej.
Më vonë më thotë: Unë kam ardhur këtu për dy arsye:
-E para, më ka dërguar presidenti i gazetarëve të Italisë për të biseduar me presidentin tuaj të gazetarëve për një vizitë miqësore që do të bëjë ai në vendin tuaj dhe për disa shkëmbime apo ndihma që mund t’ju japim. Po kështu dëshiroj të takoj edhe drejtorin e RTV tuaj pasi do të bëjë një vizitë këtu drejtori i përgjithshëm i RAI-t.
-E dyta. Erdha të shoh dhe verifikoj gënjeshtrat e artikullit të gazetarit të parë, për të botuar një kundërartikull për realitetin socialist shqiptar, kur të kthehem.
Si vijuan planet e tij.
E takoj dy ditë pas largimit të Albanos në hotel “Dajti” dhe i mërzitur më thotë: “Dua të bisedoj dhe të të flas pa më kthyer përgjigje”.
I thashë se: Kur pyetën një artist të këtij shekulli se a merret me politikë-ai u përgjigj-mjafton të thithësh ajrin e kohës dhe je marrë me politikë-prandaj i thashë, nuk kam frikë dhe nuk druhem të të përgjigjem për çdo problem që mund të më pyesësh. Atëherë ai fillon me radhë:
1-Unë si gazetar e dua Shqipërinë dhe gjithmonë e kam gjuajtur për të shprehur mendimin e udhëheqësve të saj përparimtarë për çështje të ndryshme politike e shoqërore. Mirëpo ç’po ndodh, kur pyet në ambasadën tuaj për shembull, ç’qëndrim mbajtët ju ndaj ngjarjes së fundit në Kosovë? Atëherë për të marrë përgjigje duhet të presësh 3 muaj, me sa duket sa pyetet Tirana dhe pastaj kthehet përgjigje. Por atëherë ajo nuk hyn më në punë se fakti ka kaluar dhe interes nuk ka më.
2-Pastaj, vazhdoi ai, në artikullin e gazetarit të parë shkruhej se një oficer shqiptar, gjoja i kishte thënë atij se në Shqipëri ushtarakët nuk mund t’i intervistosh dhe se gjoja përsëri, e kishte informuar se në kufirin shqiptaro-jugosllavi ka topa lufte që herë pas here gjuajnë në drejtim të Jugosllavisë. E kuptoj-më tha-që janë gjepura. Dhe për këtë shpreha dëshirën për të takuar një ushtarak shqiptar. Le të mos më fliste për probleme ushtarake, por thjesht për politikën paqësore dhe ruajtjen e sovranitetit të popujve të ndjek Shqipëria. Po përgjigja e Jorgo Melicës ishte, shfleto filan vepër, numër aq e kaq, dhe i gjen të gjitha. Po të ishte kështu-tha-unë nuk vija këtu por porosisja literaturën të më vinte atje.

Fotografia e Kastriot Dervishi
3-Ende nuk jam takuar as me presidentin e gazetarëve tuajin, e as me drejtorin e RTV tuajin (si morëm vesh, edhe shoku Marash Hajati, edhe Virgjil Kulen i takoi ditën e fundit, pasi e zgjati shërbimin për këtë qëllim).
Nuk e kuptoj neglizhencën-vijoi-secili nga shtetet tona bën politikën e vet, ne tonën, ju tuajën. Nuk ndërhyjmë dhe nuk diskutojmë për këtë, por ama nuk ju intereson që gazeta “Zëri i Popullit” të ketë më paraqitje? Ju akoma punoni me makina shkrimi, me kolona të gjera leximi, me faqosje të vjetra, etj, etj. kështu ne mund të bisedojmë për të rregulluar këtë gjë dhe pastaj se me çfarë i mbushni ju ato radhë, kjo është e drejtua juaj, për të cilën nuk diskutojmë. Këtu diskutojmë vetëm për teknikën.
4-Përsëri një neglizhencë tjetër. Ju kemi bërë një ftesë për një gazetar sportiv, i cili duke qëndruar në Italia me shpenzimet tona, do të asistojë në finalet e botërore ’90 në futboll, dhe do të japë njoftime sportive me teleks në Shqipëri. Nga të gjitha vendet e botës na kanë ardhur përgjigjet dhe emrat e gazetarëve dhe-më thotë- të betohem vetëm nga Shqipëria jo. Kaq mosinteresim keni?
-Sigurisht unë i thashë se do të ketë ndonjë keqkuptim në këtë mes dhe se duhet kërkuar ftesa.
-Sidoqoftë-ma ktheu, në mesin e tetorit, pranimet mbarojnë.
5-Ardit-më tha- duke shkrua për të vizituar muzeun e Krujës, rrugës pashë disa topa. Atëherë pyes shoqëruesin (të cilit nuk ia mbaj mend emrin): topa janë? – Ai nuk m’u përgjigj, por edhe unë kot e pyeta se në fakt i pashë vetë që ashtu ishin.
Por ajo që më bëri përshtypje ishte se pas 20 minutash, shoqëruesi më tha: -Po, topa ishin. Atëherë më erdhi për të qeshur, pasi pyetja ime nuk ishte e qëllimtë. Dhe mbi të gjitha është normale pasi çdo vend merr masa për mbrojtjen e vet territoriale. Megjithatë e mbylla gojën dhe nuk pyeta më për asgjë.
6-Për ju shqiptarët kot thonë që diktatura e shtyp mendimin dhe lirinë e fjalës së popullit. Unë tha-kam biseduar edhe me të rinj rrugës dhe pas bisedën me mua ata janë larguar të qetë. Këtë e them, se në BS kur rastësisht pyeta një vajzë për rrugën x; pas 10 metrash atë e fusin në një makinë të dyshimtë 3 burra.
7-Më në fund i fola për arritjen e artit dhe të kulturës shqiptare, pasi më tha se do të shkruante për këtë.

Ardit Gjebrea

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY