Veliaj akuzon Bashën dhe Tabakun për shkelje ligji, PD i nxjerr faktet

Veliaj akuzon Bashën dhe Tabakun për shkelje ligji, PD i nxjerr faktet

190
0
Shares

Ditën e sotme, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryetari Erion Veliaj tha se do të çonte në Prokurori Lulzim Bashën dhe Jorida Tabakun.

Sipas Veliajt, ata kanë bërë shkelje ligji, duke pretenduar që kanë dhënë leje ndërtimi për veten e tyre në kohën që mbanin postet si kryetar dhe nënkryetar bashkie. Ndaj për këtë, Veliaj tha se të hënën dosja do të shkojë në prokurori.

I menjëhershëm ka qënë reagimi i Partisë Demokratike, e cila e cilëson si një tentativë për të mbuluar skandalin miliona euro te Unaza e Re ku është i përfshirë, sipas PD, dhe biznesmeni Edmond Bego.

REAGIMI I PD

Të tërbuar nga zbulimi i pazareve miliona euroshe tek Unaza e Re, propaganda e Edi Ramës dhe Erion Veliajt po rihedh në treg akuzat e vjetra dhe bajate se Lulzim Basha ka ndërtuar një kat shtesë në kohën kur ishte Kryetar Bashkie.

Për apartamentin e blerë që në vitin 2003, kohë përpara se të hynte në politikë, faktet janë këto:

  1. Lulzim Basha nuk ka ndërtuar asnjë kat shtesë.
  2. Para firmosjes së lejes së ndërtimit, Lulzim Basha ka marrë nga ILDKP aprovimin me shkresë zyrtare se nuk është në konflikt interesi.
  3. Leja e ndërtimit skadoi pa u përdorur kurrë.

Vala e sulmeve me shpifje të shëmtuara dhe akuza të vjetra bëhet për të mbuluar superskandalin e Unazës së Re dhe superskandalin e devijimit të Lumit të Lanës për t’i hapur rrugë pastrimit të parave nëpërmjet trafikantit ndërkombëtar të drogës, Edmond Bego.

Çifti më i korruptuar i politikanëve në Europë, Edi Rama dhe Erion Veliaj, kanë firmat e tyre në ndryshimin e Planit Urbanistik për të devijuar Lumin e Lanës në favor të krimit të organizuar.

Kohës së përdorimit të kryeqytetit si lavatriçe e pastrimit të parave të pista po i vjen fundi!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY