LSI i del në krah Vangjush Dakos në Durrës

LSI i del në krah Vangjush Dakos në Durrës

158
0
Shares

Këshilli Bashkiak i Durrësit miratoi mbrëmë buxhetin për vitin 2019 duke u ndihmuar nga këshilltarët e LSI që morën pjesë në votim.

Buxheti i vitit 2019 u miratua me 27 vota nga 51 këshilltarë gjithsej, ndërsa gjashtë nga votat ishin të këshilltarëve të LSI, duke plotësuar kështu kuorumin e mbledhjes. Në mbledhje mungonin këshilltarët e Partisë Demokratike dhe ajo pak opozitë është bërë nga LSI, të cilët në përfundim bashkuan votat me socialistët.

Buxheti u miratua pa praninë e 14 këshilltarëve të djathtë. Duke marrë parasysh zhvillimet e fundit politike në qendër, mendohej se PS-ja nuk do të mblidhte votat e duhura (26) për të kaluar buxhetin. Por ndryshe nga sa pritej, këshilltarët e LSI-së bashkuan votat dhe bënë të mundur kalimin e tij.

Partia Socialistë ka 16 këshilltarë në Këshillin Bashkiak dhe bashkë me aleatët shkojnë në 22, por sërish pa votat e LSI-së apo PD-së, nuk e bënte dot kuorumin. Në këto kushte, janë dashur me patjetër të paktën gjashtë vota të LSI-së për të miratuar buxhetin e ri (LSI ka 14 këshilltarë).

Buxheti ka marrë 27 vota pro, duke siguruar kështu kuorumin e nevojshëm për miratimin e tij. Ndërkohë, të gjitha pikat e rendit të ditës u miratuan, me përjashtim të pikës 8 dhe 10, që u lanë për t’u diskutuar në mbledhjen e ardhshme.

Buxheti i vitit 2019 kap shifrën e rreth 23 milionë eurove, me një rritje 5.7 për qind krahasuar me buxhetin e vitit 2018.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY