Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Biseda me shoqen e ngushtë, zbulohet mesazhi i studentes greke para se të vritej

21/12/2018
Biseda me shoqen e ngushtë, zbulohet mesazhi i studentes greke para se të vritej
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shtypi grek vazhdon të publikojë detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë në ishullin Rodos, ku janë të përfshirë shqiptari Aleksandër Luca dhe shoku i tij grek Manolis Koukouras.

Studentja 21-vjeçare Eleni Topaloudi i kishte dërguar një mesazh shoqes së saj mbrëmjen kur supozohet se ka qenë në shtëpi me dy të rinjtë.

Atë mbrëmje, nga ora 22:11 deri në orën 23:42 komunikonte ne celular me shoqen e saj të ngushtë. Sipas mesazhit të zbuluar nga mediat greke, Eleni i kishte thënë se ishte e qetë dhe se do të flinte, sepse ishte i lodhur nga takimi me një shokun e saj.

Megjithatë, në orën 01:07 kur ishte me Aleksandër Lucën dhe Manolis Koukouras, i dërgoi shoqes së saj një tjetër mesazh në internet, ku i kërkonte që ta telefononte pas një ore. Arsyeja nuk dihet, por hetuesit kanë dyshime se kjo mund të ketë qenë një justifikim që studentja ta përdorte për t’u larguar nga takimi me dy djemtë.

Atë mbrëmje, Eleni Topaloudi u dhunua barbarisht duke u qëlluar me hekur në kokë. Më pas, ishte lidhur me litar nga këmbët dhe ishte hedhur në det. Trupi i saj u gjet i pajetë. Ekspertiza mjeko-ligjore konfirmoi se 21-vjeçarja kishte humbur jetën nga mbytja dhe jo nga goditjet me hekur në kokë. Mjekët thanë gjithashtu se ajo ishte abuzuar seksualisht, por hetuesit nuk janë të sigurt në këtë pikë.

Aleksandër Luca 20 vjeç dhe Manolis Koukouras 21 vjeç kanë pranuar përfshirjen në krim dhe kanë thënë se atë mbrëmje ishin me vajzën. Por të dy fajësojnë njëri-tjetrin si personin që dhunoi Elenin dhe më pas mori vendimin për ta hedhur në det. Në dëshminë e parë që 21-vjeçari grek ka dhënë, u tha hetuesve se shoku i tij Aleksandër Luca e goditi studenten me hekur në kokë pasi u ofendua kur ajo i kishte thënë që “seksi me shokun e tij ishte më i mirë”. Nga ana tjetër, 20-vjeçari shqiptar mohon ta ketë qëlluar dhe drejton gishtin nga bashkëpunëtori i tij. Dy të rinjtë aktualisht ndodhen në të njëjtën qeli, por sipas raportimeve të shtypit grek, nuk komunikojnë me njëri-tjetrin.

Autoritetet greke kanë mundur të mbledhin mjaftueshëm evidenca, por nuk arrijnë të provojnë se kush nga dy të rinjtë qëlloi me hekur në kokë 21-vjeçaren dhe kush mori vendimin që vajzën ta lidhnin nga këmbët dhe ta hidhnin në det. Në hekurin me të cilin Eleni u godit në kokë, hetuesit kanë gjetur shenja gishtash të shqiptarit, por nuk janë plotësisht të mjaftueshme. Ndërkohë, për 21-vjeçarin grek Manolis Koukouras kanë dalë raporte se merrte trajtim pasi ka qenë i varur nga përdorimi i drogës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ishullin Rodos më 27 Nëntor, ndërsa trupi i pajetë i studentes u gjet më 28 Nëntor në shkëmbinj. /tvklan.al

Tags: grekjagreqihetimeMESAZHESHQIPTARIvrasja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.