Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama kundër portaleve: 10 ‘kinezëri’ në ‘ligjin e shpifjes’ që e bëjnë KM të duket si Kim Jong Un

19/12/2018
Rama kundër portaleve: 10 ‘kinezëri’ në ‘ligjin e shpifjes’ që e bëjnë KM të duket si Kim Jong Un
Share on FacebookShare on Whatsapp

Qeveria ka përgatitur dy projektligje kontroversiale që do të diskutohen të hënën në një forum ku dotë jenë të përfshirë AMA dhe AKEP, si agjenci shtetërore, si dhe shoqatat e gazetarëve dhe grupet e interesit.

Politiko.al me ndihmën e një juristi të çështjeve të medias ka analizuar njërin prej projektligjeve, atë të AMA-s që duket edhe më problematiku, dhe ka nxjerrë disa pika të renditura më poshtë.

Ligji duket qartë që kërkon të kthejë kontrollin shtetëror mbi mediat, sidomos portalet, të cilat janë të vetmet të pakontrolluara nga qeveria Rama

 

1-Eleminon vetërregullimin si proces dhe fut rregullimin përmes institucioneve të shtetit. Në EU, aplikohet vetërregullimi. Edhe Ballkani aplikon Vetërregullimin. Shqipëria ka 2 vjet që e ka nisur si proces, përmes Institutit të Medias dhe Këshillit të Medias, mbështetur nga KiE, OSBE, UNESCO. Në Europë vetëm Rusia dhe Turqia i kanë çështjet e medias me rregullim ligjor nga shteti.

2. Përkufizimi i OSHPE-ve (portaleve) që preken nga të dy ligjet është shumë i gjerë, përfshin praktikisht çdo gjë të botuar në Internet. (NENI 3, pika 2)

3. Neni 33/1 (Detyrimet e OSHPE-ve) Përmban një listë të gjerë të detyrimeve ku ka vend për keqinterpretime të shkeljeve, si:

4. pika “a”. Të sigurojë që publikimet të shfaqen në një mënyrë të vërtetë, të paanshme dhe objektive; nuk është detyrim të jesh i pa-anshëm, çdo media mund të ketë një orientim ideologjik ose bindjesh. A mund t’i kërkosh RD-së, p.sh. të jetë e paanshme?

pika “ë”. Të respektojë rregullat e etikës dhe moralit publik… Kush e përcakton moralin publik

5. Neni 9. Organ vendimmarrës është Këshilli i Ankesave i AMA-s. —— A ka Garanci që ky do jetë i pavarur dhe i paanshëm dh ejo i kapur politikisht.

6. Në asnjë nen nuk parashikohet cilat janë shkallët e ankimimit.

7.Kohët e përgjigjeve e të trajtimit të ankesave janë shumë të shkurtra.

8. Ligji ka dhe masa civile (gjoba) edhe masë administrative (fikje e portalit) njëkohësisht

9. Ligji nuk prek median print, është i destinuar vetëm për portalet. (Neni 2) –  kjo është cënim i lirisë së shprehjes. Një artikull që mund ta botosh në print, mund të ta bllokojnë në web.

NENI 11. Pika 1.

– masat janë ekstreme. Për 5 shkelje etike në vit, bllokohet portali për 1 vit.

  1. Në pikën 2.b të Nenit 11, parashikohet bllokimi i aksesit i çdo faqeje ët regjistruar jashtë Shqipërie (qoftë kjo dhe CNN.com, apo BBC.co.ukapo youtube.com), nqs nuk merr parasysh më shumë se 4 ankesa në vit, referuar nga Këshilli i Ankesave shprehimisht:

Për ofruesit e shërbimeve të publikimeve elektronike që nuk janë të regjistruara në AKEP:

Bllokimin e aksesit të shërbimit të publikimit elektronik ne territorin e Republikës së Shqipërisë, për një afat 24 orësh, nëse nuk marrin në shqyrtim ankesat e përcjella prej Këshillit të Ankesave, më shumë se tre herë gjatë një viti kalendarik;

Bllokimin përfundimtar/mbylljen e aksesit të shërbimit të publikimit elektronik në territorin e Republikës së Shqipërisë nëse nuk marrin në shqyrtim ankesat e përcjella prej Këshillit të Ankesave, më shumë se katër herë gjatë një viti kalendarik.”/politiko.al

Tags: Edi Ramapaketa anti-shpifjePortale

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.