Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Paralajmërimi i Bashës: Nesër publikojmë skandale të reja mbi Unazën e Re

18/12/2018
Paralajmërimi i Bashës: Nesër publikojmë skandale të reja mbi Unazën e Re
Share on FacebookShare on Whatsapp

Lulzim Basha  paralajmëroi sot publikimin e të tjerave fakteve lidhur me aferën korruptive të qeverisë te Unaza e Re.

Teksa ishte në krah të banorëve të Astirit në ditën e 45 të protestës së tyre, Basha tha se Rama jo vetëm ka dashur të vjedhë 40 milionë euro nga buxheti i shtetit, por së bashku me krimin e organizuar kërkon të ndërtojë pallate shumëkatëshe.

Basha: Nesër Partia Demokratike do të publikojë një pjesë tjetër po kaq të errët të kësaj afere korruptive. Jo vetëm që Edi Rama ka dashur të vjedhë dhe vazhdon të përpiqet të vjedhë këtu mbi 40 milionë euro nga Buxheti i Shtetit por së bashku me figurat e krimit të organizuar, mbi rrënojat e shtëpive që do të prishë do të ndërtojë pallate shumëkatëshe. Nësër para qytetarëve do të shpaloset me dokumente zyrtare se si Edi Rama dhe Erion Veliaj ndryshuan Planin urbanistik për ti dhënë leje një krimineli të dënuar me 21 vjet burg për trafik droge, një personi i cili njihet si mik, si bashkëpunëtor i kupolës socialiste Edmond Bego.

Për tju freskuar kujtesën qytetarëve, Edmond Bego është njeriu i cili në kundërshtim me ligjin ndonëse i dënuar nga drejtësia italiane dhe vuajti një pjesë të dënimit këtu në Shqipëri, mori mbi 14 milionë euro tendera në rrugën e Elbasanit, në zonën elektorale të Taulant ballës me të cilin ka udhëtuar plot 57 herë jashtë shtetit në katër vitet e fundit.

Nuk është pra, rastësi por është provë e përfshirjes së drejtëpërdrejtë e Edi Ramës dhe kupolës së tij, është pjesë e përgjegjësisë kriminale të Edi Ramës dhe Erion Veliajt që shtëpitë e këtyre shqiptarëve këtu, e këtyre banorëve, e këtyre vogëlushëve, do prisheshin që të ndërtonte pallate shumëkatëshe një person i dënuar për trafik ndërkombëtar droge dhe për të pastruar paratë e drogës, dhe për të ndarë kaparin me Edi Ramën, me Erion Veliajn, me Taulant Ballën, dhe me kupolën socialiste.

Për Bashën, mosveprimi i prokurorisë tregon jo vetëm e thjeshtë kapjen e prokurorisë nga Edi Rama, por po tregon po kështu se Arta Marku dhe kupola e saj janë bashkëfajtore.

Basha: Mosveprimi i prokurorisë tregon jo vetëm e thjeshtë kapjen e prokurorisë nga Edi Rama, fundin e drejtësisë në Shqipëri, por po tregon po kështu se Arta Marku dhe kupola e saj janë bashkëfajtore dhe çdokush ka të drejtën të pyesë dhe të akuzojë sot; a keni marrë edhe ju pjesë, a jeni edhe ju pjesë e pazarit të ndyrë të krimit të organizuar për të shkatërruar shtëpitë e shqiptarëve, për të vjedhur taksat e shqiptarëve dhe për të pastruar paratë e krimit të organizuar me shumëkatëshet që do të dnërtojë këtu eksponenti i krimti të organizuar, ortaku i Taulant Ballës dhe Edi Ramës me firmën e Erion Veliajt?!

Basha deklaroi se protesta e banorëve të Unazës nuk do të ndalet dhe opozita do të jetë në krah të tyre.

Tags: Lulzim Bashaunaze e re

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

06/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

05/03/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

06/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

05/03/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.