Ish-presidenti: Nuk i përçan dot studentët një kryeministër pa diplomë

Ish-presidenti: Nuk i përçan dot studentët një kryeministër pa diplomë

102
0
Shares

Ish-presidenti Bujar Nishani në një reagim të tij të fundit, shkruan se kryeministri Edi Rama nuk mund të kompleksojë dhe as përçajë studentët.

Ai i quan përpëlitke të dështuara, përpjekjet për të kufizuar protestën si një përfaqësim të partive politike.

Reagimi i plotë:

Studentët shqiptarë në protestë masive për të drejtat dhe liritë e tyre sociale dhe akademike. Kundër një Kryeministri të korruptuar i cili është kryeministri i vetëm pa një Diplomë Universitare që nga koha kur në Shqipëri u rrëzua diktatura komuniste dhe u vendos sistemi demokratik pluralist politik.

Asnjë argument dhe arsyetim normal prej këtij kryeministri kundër kërkesave të studentëve.

Përpëlitje të dështuara të një kaste pushteti të korruptuar, të degraduar e në ikje për ta kufizuar protestën e tyre masive si përfaqësim të partive politike kundërshtare.
Një propagandë mjerane për “popullin armik”.
E qartë që studentët as kompleksohen , as përçahen e as tërhiqen nga propaganda e një njeriu që as nuk e njeh, as nuk e kupton e as i afrohet dot jetës universitare studentore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY