FOTO/Këngëtarja ndan emocionet e veçanta: Babi, Kosova u bë me ushtri…

FOTO/Këngëtarja ndan emocionet e veçanta: Babi, Kosova u bë me ushtri…

134
0
Shares

Ditën e djeshme, Kuvendi në Kosovë votoi tre projektligje historike duke i dhënë kështu mundësinë këtij shteti të themelojë Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ushtrinë e Kosovës.

Nga këto projektligje tashmë Kosova është e mbrojtur, dhe themelimi i ushtrisë është garancia e saj qël vendet e tjera nuk do ta sulmojnë aq lehtë. Themelimi i ushtrisë u votua nga 107 deputetë dhe vetëm deputetët e Listës Serbe e  kundërshtuan.

Ky lajm i mirë u përshëndet nga gjithë Shqiptaria, ndërkohë që një emocion të veçantë e ka ndarë dhe këngëtarja Leonora Jakupi e cila është tejet aktive me çështjet e kombit.

Ajo duke rikujtuar babain i saj, të rënë në luftën e Kosovës, shprehet se amaneti i dëshmorëve po përmbushet.  Qazim Jakupi ishte luftëtar i UÇK-së, ai humbi jetë në kohë lufte dhe mbeti i gjallë mes nesh me veprën e tij.

Trupi i tij sot pushon në varrezat e Tiranës pranë trupit të kolonel Ahmet Krasniqit, dhe kryeministri aktual i Kosovës Ramush Haradinaj, i ka premtuar këngëtares se do t’a bëj të mundur që shpejt të rikthehen eshtrat e heronjve në Kosovë./Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY