Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

LSI nxjerr emrat: Policët dhunuan studentët

14/12/2018
LSI nxjerr emrat: Policët dhunuan studentët
Share on FacebookShare on Whatsapp

Lëvizja Socialiste për Integrim ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama se ky i fundit po tallet me studentët, të cilët protestojnë prej 10 ditësh për plotësimin e 8 kërkesave.

Në një dalje publike nga selia e LSI-së, deputetja Floida Kërpaçi tha se studentet po mbajnë proteste kundër shurdhërisë së shtetit, ndërsa shtoi se qeveria përbuzi dje amendamentet për studentet.

Po ashtu Kerpaçi tha se policia dje dhunoi studentët.

Deklarata për shtyp e deputetes së LSI-së, Floida Kërpaçi:

Përshëndetje!

Që prej 10 ditësh studentët shqiptarë po protestojnë në mënyrë të vendosur e bashkë me ta gjimnazistë, prindër e qytetarë të thjeshtë që janë solidarizuar me studentët, e kanë marshuar, duke ngritur zërin kundër padrejtësive të qeverisë që e kanë bërë jetën studentore të më shumë se 140 mijë studentëve të vështirë dhe në kushte të patolerueshme.

Studentët protestojnë, sepse shurdhësia dhe indiferenca e shtetit, arroganca i detyron ata të jetojnë në kushte të turpshme, që janë të qarta për ata dhe për çdo qytetar.

Zgjidhja e tyre, është një detyrë e shtetit i cili u ofron miliarda oligarkëve dhe i ofron asgjë studentëve.

Ndryshimi rrënjësor i këtyre kushteve është i thjeshtë dhe i qartë.

Qeveria duhet të japë fondet për të zgjidhur njëherë e përgjithmonë këtë gjë.

Ndaj dhe studentët nuk pranojnë të dialogojnë për 8 kërkesat e tyre, sepse ata nuk kërkojnë asgjë tjetër veçse përmbushjen e këtyre kushteve, të cilat qeveria i refuzoi dhe i përbuzi dje në Parlament, duke rrëzuar amendamentet që kishin të bënin me vendosjen e fondeve në buxhet për zgjidhjen e problemeve të studentëve.

Përballë studentëve, në mënyrë të egër dhe armiqësore është vendosur Edi Rama, i cili ka zgjedhur arrogancën, imponimin dhe përçarjen si rrugën e komunikimit me studentët.

Një kryeministër i cili u thotë studentëve të cilët kalojnë natën në shesh për realizimin e kërkesave të tyre, që mund të rrinë edhe 10 vjet aty, nuk është gjë tjetër vetëm se një mostër e çoroditur psiqikisht dhe një kryeministër i tërbuar nga paratë e oligarkëve.

Të thuash studentëve mund të rrini edhe 10 vite aty është një qëndrim kriminal si dhe vete politika e kriminalizuar e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

Por krahas shpresës dhe frymës transmetuar prej protestës së studentëve, në këto 10 ditë kemi parë të gjithë shtetin kriminal të Edi Ramës të angazhuar me çdo mjet, që nga drejtoreshat e gjimnazeve e deri te drejtuesit e Policisë kundër protestës së studentëve.

Policia e cila nuk përplaset po bëhet njësh me krimin, dje i është kundërvënë të rinjve, të cilët të vendosur për të kaluar natën në të ftohtin e acartë, nuk i ka lejuar të përdornin disa copa druri për ngrohje.

Oficerë si Roven Zeka, nuk mundet kurrë që duke përdorur uniformën e policisë, të dhunojnë të rinjtë.

Policë të tillë i bëjnë turp Policisë së Shtetit dhe largimi i tyre nga forcat e policisë do të ishte më e pakta që mund të bënin që të reflektonin ndaj këtyre ngjarjeve të turpshme.

Ne jemi pa asnjë diskutim në mbështetje të studentëve dhe përmbushja e 8 kërkesave të tyre është vetëm hapi i parë i reflektimit pas një indiference dramatike që i shtyn të rinjtë të largohen nga Shqipëria dhe ta shikojnë shpresën e tyre të vrarë.

Pa asnjë diskutim, kam bindjen se studentët e bashkuar kanë për të fituar!

Faleminderit!

Tags: floida kerpaciLSIprotesta e studenteve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.