Një student denoncoi për mikrofonin e Ora News, presionet e ndryshme ndaj tyre për t’u tërhequr nga protesta. Ai tha se një nga format është edhe dhurimi i një telefoni celular i markës së fundit, Iphone X.
Studenti: Forma të tilla blerja, shantazhe apo FRESH. Sigurisht që kemi pasur presione. Po të pyesësh studentët thonë se u janë ofruar Iphone x dhe forma të tjera shantazhi. Telefona, para. U janë kërcënuar me heqje të prindërve nga puna.
Këtë radhë i ka ardhur fundi. Besoj se në 30 vjet kjo është protesta më e rrallë në Shqipëri.
Ne durojmë. I ftohti nuk na bën gjë. Kryeministri po flet në Surrel. Ne jemi këtu në minus 2 gradë. Ata që janë më rezistentë dhe nuk kanë punë do të qëndrojnë këtu. Ka 30 vjet që Shqipëria lëngon.
Jo vetëm kryeministri por e gjithë klasa politike e ka kuptuar se i ka ardhur fundi. Nuk mund të vazhdojmë më. Nesër do të jemi përsëri këtu në orën 10. I bëjmë thirrje edhe të gjithë shqiptarëve që të bashkohen këtu. Kjo është detyrë t’i bashkohesh kauzës tonë, jo vetëm për studentët por për të gjitha kauzat e shoqërisë./oranews
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/