Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Arqipeshkvia Metropolitane Tiranë mbështet studentët, thirrje qeverisë: Të bëjë çmos për arsimin

13/12/2018
Protesta e studentëve, reagon Basha: Paratë e projekteve fasadë të investohen në arsim
Share on FacebookShare on Whatsapp

Arqipeshkvi Katolik i Metropolit të Tiranë- Durrësit, Imzot George Frendo, është në  mbështetje të studentëve.

Në një deklaratë të bërë nga ai, ai adreson thirrje ndaj qeverisë për të bërë çmos për plotësimin e kërkesave të studentëve.

Përmes një përvoje të tij, ai tregon sesa i  është mirënjohës qeverisë së Maltës, e cila i dha mundësinë në atë kohë të bënte shkollën falas.

REAGIMI I PLOTË

Ne, si Konferenca Ipeshkvore i Kishës Katolike në Shqipëri, tashme kemi shprehur solidaritetin tonë me studentët, veçanërisht me ata qëvijnë nga familje të varfëra, që po protestojnë për kushtet më të favorshme në sistemin arsimor. Kemi shprehur gjithashtu “vlerësimin tonë për mënyrën civile dhe paqësore me të cilën kjo protestë po zhvillohet nga ana e tyre”.

Jemi shumë të vetëdijshëm se sistemi aktual e bën shumë të vështirë që studentet të përballojnë të gjithë shpenzimet në sistemin aktual, duke konsideruar jo vetëm paranë që kërkohet nga universiteti, por edhe librat, konviktin, dhe paranë që shumë profesorë të paskrupullt kërkojnë për provimet.

Po marr lirinë të flas për eksperiencën time personale, që në moshën 10 vjeçar kam humbur babanë. Isha i pestinënjëfamilje me shtatë fëmijë. Kam përjetuar varfëri, sepse Malta e vitit 1956 nuk ishte si është sot. Por jam shumë mirënjohës qeverisë e asaj kohe që shkollën më të mirë e Maltës e bëri falas për të gjithë studentët, kështu që arsimimi i lartë u bë i arritshëm dhe për më të varfrit. Sa për vete, nuk do të kisha mundësi të vazhdoja studimet e mia po të mos ishte për këtë iniciativë të qeverisë.

Para disa ditësh (pikërishtmë 10 dhjetor) kemi përkujtuar përvjetorin e 70 të  botimit të “Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut” nga Kombet e Bashkuara.

Në nenin 26 thuhet: “Çdokush ka të drejtën e arsimimit. Arsimimi duhet të jetë lirë së paku ai fillor dhe themelor… Formimi teknik dheprofesional duhet të mundësohet dhe ai i larti duhet të jetë i aksesueshëm për të gjithë në bazë të meritës.”

Arsimimin gjithmonë e çmoja si një prioritet në Shqipëri.Dheshpresoj se edhe këtu në Shqipëri qeveria të bëjë çmos që të gjitha shtresat e shoqërisë të kenë akses për arsimimin e lartë.Arsimimi është një nga të drejtat themelore të njeriut.

Në Deklaratën e sipërpërmendur e Konferencës sonë Ipeshkvore kemi thënë se “ne inkurajojmë studentët dhe institucionet arsimore dhe universitare në gjetjen e një gjuhe dialoguese për të mirën e të rinjve universitarë”. Në këtë deklaratë nxis dhe lutem sinqerisht që qeveria dhe studentët të zgjedhin rrugën e dialogut. Është rruga e vetmja që do të garantojë paqen dhe një zgjidhje të drejtë.

Pas disa ditësh të krishterët do të kremtojnë lindjen e Krishtit, dhe të gjithë shqiptarët do të kremtojnë Vitin e Ri. Çfarë domethënie do të kenë urimet tona “Gëzuar Krishtlindjet” – “Gëzuar Vitin e Ri” në këtë situatë të tensionuar? Le të kërkojmë rrugën e së vërtetës dhe të drejtësisë nëpërmjet dialogut më shumë sesa rrugën e konfrontimit.

Dialogu është dialog, jo monolog. As është dialogu thjesht një kompromis. Dialogu përfshin një dëgjim të sinqertë, më vullnet të mirë që të gjejmë rrugën e së vërtetës dhe të drejtësisë.

Dhe nxis të gjithë besimtarët e të gjitha besimeve t’i drejtohen Zotit, që të ndriçojë të gjithë ata me pergjegjësi për një zgjidhje të drejtë dhe paqesore.

                                                                                                                               Mons. George Frendo

Arqipeshkëv Metropolit i Tiranë-Durrësit

Tags: arqipevkshistudentrthirrjetirane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.