Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Deutsche Welle: Protesta e studentëve, ultimatum për grevë urie

11/12/2018
Afati i fundit për Ramën, studentët: Nëse nuk kthen përgjigje, protestë para Kryeministrisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Protesta e studentëve për ndryshimin e sistemit të arsimit të lartë hyn të martën(11.12.) në një fazë të re për nga masiviteti dhe mjetet për realizimin e kërkesave të saj.

Maturantët e gjimnazeve të  Tiranës dhe qyteteve të tjera janë bashkuar protestës, duke e bërë atë më masiven e viteve të fundit. Mjeti i realizimit të kërkesave të tyre sot mund të ndryshojë: nga protesta paqësore, duke u kthyer në grevë urie si pasojë e ultimatumit dhënë qeverisë, nëse deri të martën pasdite nuk plotësohen kërkesat. Ultimatumi vjen pas refuzimit që studentët protestues i bënë të hënën (10.12) ftesës së kryemnistrit Edi Rama për të zhvilluar një takim dhe biseduar me ta për zgjidhjen e situatës.

Studentët kërkojnë që të shkojnë në bisedime pasi kërkesat e tyre kryesore të jenë plotësuar: ulja 50% të tarifës së studimit, dyfishimi i buxhetit për arsimin e lartë, rritja e pranisë  së studentëve në bordet vendimmarrëse të universiteteve publike.

Çfarë zgjidhjesh jep paraprakisht qeveria?

Kryeministri Rama në një bashkëbisedim publik, në video në median sociale, tejkaloi të hënën   (10.12) edhe vetë kërkesat e studentëve. Ai tha se: “jemi gati që të investojmë nga taksat për të mbështetur studentët në pagesën e tarifave”. Kryeministri Rama pranoi kërkesën për përmirësimin e kushteve në konvikte  dhe kampuse, ristrukturimin e godinave egzistuese, ndërtimin e kampusit të ri universitar me financim të plotë nga buxheti i shtetit, rishikim të tarifave për t’u strehuar në konvikt, shkarkim të të gjithë përfaqësuesve të qeverisë në bordet e administrimit të universitete, punësim të studentëve të shkëlqyer në institucione publike.  Por studentët i kanë pritur me mosbesim këto masa. Në vend të bisedimeve ata dhanë ultimatumin për fillimin, të martën pasdite, të grevës së urisë nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen menjëherë.

Ekspertë të financave publike e shohin të vështirë zbatimin e menjehërshëm të këtyre masave.  Në Shqipëri mbështetja buxhetore për arsimin është 2.9 % e Prodhimit të Brendshëm Brutto, (PBB)  dhe vështirë se janë mundësitë për rritjen e saj menjëherë në 5%, në kushtet kur  2,1 % e PBB  mbështet 75%  të investimeve publike në një vit buxhetor.

Politika po korr atë që  ka mbjellë

Protesta e studentëve hyri sot në ditën e saj të 7-të. Në thelb kërkesat e studentëve janë më shumë se financiare dhe përmirësim kushtesh studimi dhe jetese. Studentët kërkojnë ndryshim të sistemit të lartë arsimor publik, ndryshim të ligjit përkatës, kërkojnë vlerat universitare të papërfilluara nga politika për një kohë të gjatë. Ata këmbëngulin që politika t’i qëndrojë larg protestës së tyre. Kjo lë të kuptojhet qartë se janë të pakënaqur jo vetëm nga qeveria por edhe opozita dhe politikat e saj ndaj arsimit  të lartë kur ishte në pushtet.

Politika nuk ia ka ndalë mbanë të luftojë dhe ?rrënjosë korrupsionin dhe nepotizmin në stafet e pedagogëve. Ajo ka lejuar blerjen e notës  dhe diplomës edhe në universitetet publike duke zhvlerësuar dijen dhe mundin e studentëve të pakorruptar. Fabrikimi i diplomave që u shfaq në kohën e boom-it të universiteteve private,  2005-2013 dhe u lejua nga politika pati pasoja të rënda që ndihen edhe sot. Studentët protestojnë që politika të transformojë sistemin arsimor dhe të rikthejë vlerat universitare që u sigurojnë atyre punë dhe të ardhme.  Largimi masiv i rinisë nga Shqipëria ka në thelb zhvlerësimin e arsimit të lartë, pamundësinë që diploma t’u jape një vend pune dhe t’u sigurojë të ardhmen.

Liderë të opozitës janë shprehur publikisht se mund t’i bashkohen protestës nëse studentët e kërkojnë. Por studentët vazhdojnë të kundërshtojnë ardhjen në rradhët e tyre të përfaqësuesve dhe militantëve të partive politike opozitare./DW

Tags: deutsche welleprotestastudente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.