Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Si u themelua PD nga godina numër 6 e Qytetit Studenti

11/12/2018
Berisha: Si u themelua PD nga godina numër 6 e Qytetit Studenti
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia Demokratike përkujtoi ditën e sotme themelimin e saj.

Ish-Kryeministri Sali Berisha, në emisionin “I Ftuari” në A2, tregoi detaje nga themelimi i kësaj partie.

Sali Berisha tregoi se partia që ai drejtoi për vite të tëra është themeluar pikërisht në Qytetin Studenti.

“Pasi studentët u kthyen nga takimi që kishin në Pallatin e Brigadave me Ramiz Alinë dhe në Qytetin Studenti i priste e gjithë Tirana, në datën 11 në darkë. Në atë miting e ka marrë fjalën Arben Imami, i cili ka përshëndetur me 3-4 fjali. Azem Hajdari dhe ai përshëndeti. Më pas e mora fjalën unë, duke bërë një përshëndetje të shkurtër. Sapo mbarova fjalën i futa krahun Arben Imamit. Më tha: çfarë do të bëjmë?

I thash që do të themelojmë partinë. Qëndruam në godinën numër 6 të Qytetit Studenti. Aty është edhe momenti ku është themeluar partia dhe jo në shtëpinë e zotit Pashko. Aty munguan dy tre elementë dhe ata pretendojnë se u themelua një ditë më pas. Por ne aty kemi një episod të pavdekshëm. Pasi debatuam për emrin dhe vendosëm ta quajmë Partia Demokratike, njeriu i vetëm që kërkonte procesverbalin që e mbante Ilenja Mëhilli. Ai i thotë, më sill procesverbalin se do ta shkruaj me stilografin tim në mënyrë që ta kem kujtim dhe kështu bëri.

Duhet të pranojmë se të nesërmen shtëpia e tij u bë pothuajse selia e PD sepse kishte edhe hapësirë. Ndërkohë, regjistrimi është bërë një javë më pas”, tregoi Sali Berisha.

Por më tej, Berisha tha se më mirë PD në atë kohë mund të quhej një front se sa një parti politike. “Kur ne jemi themeluar nuk ishim parti, por ishim lëvizje. Në datën 19 unë kam thënë se ne jemi front. Më pas ne u shndërruam në një front antikomunist, por kjo kishte një kosto, pasi në përbërjen tonë kishte dhe nga ata që nuk mendonin kështu”, tha ai

Tags: sali berisha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kosova udhëheq në Bratislavë me 4 gola ndaj 2 gola të sllovakëve

Kosova udhëheq në Bratislavë me 4 gola ndaj 2 gola të sllovakëve

26/03/2026
ARBËR HOXHA SHËNON NË MINUTËN E 42. SHQIPËRI-POLONI 1-0

ARBËR HOXHA SHËNON NË MINUTËN E 42. SHQIPËRI-POLONI 1-0

26/03/2026
NISI NË VARSHAVË/ Poloni–Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare për duelin e “play-off”-it të Botërorit

NISI NË VARSHAVË/ Poloni–Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare për duelin e “play-off”-it të Botërorit

26/03/2026
Rama lajmëron prishjen e stadiumit Selman Stërmasi, çfarë do ndodhë me tatimin e Jashtëzakonshëm

Çfarë vendimesh mori sot qeveria. Lini, pasuri kulturore

26/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kosova udhëheq në Bratislavë me 4 gola ndaj 2 gola të sllovakëve

Kosova udhëheq në Bratislavë me 4 gola ndaj 2 gola të sllovakëve

26/03/2026
ARBËR HOXHA SHËNON NË MINUTËN E 42. SHQIPËRI-POLONI 1-0

ARBËR HOXHA SHËNON NË MINUTËN E 42. SHQIPËRI-POLONI 1-0

26/03/2026
NISI NË VARSHAVË/ Poloni–Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare për duelin e “play-off”-it të Botërorit

NISI NË VARSHAVË/ Poloni–Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare për duelin e “play-off”-it të Botërorit

26/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.