Në ditën e 7-të që studentët protestojnë para Ministrisë së Arsimit, do të ndodhë ajo që nuk ka ndodhur deri më tani.
Studentët kanë bërë thirrje që nga ora 08:00 deri në orën 10:00 të ketë bojkot kombëtar dhe më pas të gjithë të mblidhen tek Ministria e Arsimit.
Thirrja e Këshillave Studentorë:
Këshillat studentorë pas mbledhjes në orën 17:00 kanë vendosur që nesër nga ora 8:00 e mëngjesit deri në orën 10:00 të ketë bojkotim kombëtar të mesimit dhe më pas marshim në shenjë proteste.
Ne i bëjmë thirrje Kryeministrit të na plotësojë 8 pikat e dorëzuara në MASR.
I bëjmë thirrje të gjithë studentëve, nxënësve, pedagogëve, mesuesve dhe qytetarëve të na mbështesin në këtë kauzë të na mbështesin në kauzën e drejtë të femijëve tuaj, studentëve shqiptar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/