Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Raporti i Eurostat: Veriu i Shqipërisë, rajoni më i varfër në Europë

10/12/2018
Reformat në vend numëro, BERZH: Shqipëria e fundit në rajon, nuk plotëson 6 komponentët e zhvillimit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Të ardhurat e banorëve të Veriut të Shqipërisë janë vetëm sa 24% e mesatares së shteteve të Bashkimit Europian (BE), duke e renditur atë në rajonin më të varfër të Europës. Shifrat janë bërë të ditura së fundmi nga Eurostat në një raport për prodhimin e brendshëm bruto në nivele rajonale dhe i përkasin vitit 2016 dhe janë bazuar në standardet e barazisë së fuqisë blerëse (PPS) në raport me mesataren e 28 vendeve të BE (BE-28 = 100).

Shqipëria është e ndarë në tre rajone, Veriu, Jugu dhe Qendra. Të ardhurat për frymë të Veriut janë vetëm 23.8% të mesatares së BE, shumë më të ulëra sesa rajoni i dytë më i varfër në listë, që është Severozapaden i Bullgarisë, me 29.47%, sipas tabelës së publikuar nga Eurostat dhe të përpunuar nga Monitor.

Rajoni i tretë më i varfër i Europës është Jugu i Shqipërisë, me  29.52% të mesatares së Bashkimit Europian. Më pas renditen Mayotte në Francë (33.27%), dy rajone të Bullgarisë Yuzhen tsentralen (33.53) dhe Severen  tsentralen (33.95).
Qendra e Shqipërisë, ndonëse është më e pasur sesa Veriu dhe Jugu, duke pasur të ardhura për frymë  sa 34.45% e mesatares së BE, sërish është ndër më të varfërat e Europës, duke u renditur e shtata nga fundi. Në fakt, nga 7 rajonet më të varfëra të Europës, 3 prej tyre janë të Shqipërisë.

Si një e tërë, të ardhurat për frymë të Shqipërisë janë sa rreh 30% e mesatares së BE-së, duke e renditur edhe si shtet si më të varfërin e Europës. Serbia dhe Maqedonia e kanë këtë tregues në rreth 37% dhe 35% përkatësisht, ndërsa në mal të Zi është rreth 40%.

Sipas raportit të Eurostat,  pabarazitë që ekzistojnë midis rajoneve të ndryshme të BE-së mund t’i atribuohen një gamë të gjerë faktorësh, duke përfshirë: ndryshimet e sjella nga globalizimi (si zhvendosja dhe kalimi i aktiviteteve prodhuese dhe shërbimeve), trashëgimia e ish sistemeve ekonomike, zhvillimet socio-ekonomike, largësia gjeografike dhe disponueshmëria e burimeve, duke përfshirë ato njerëzore. Këto manifestohen, ndër të tjera, në formën e privimit social, strehimit me cilësi të dobët, kujdesit shëndetësor ose arsim, shkallë më të lartë të papunësisë, ose infrastructure e papërshtatshme.

Një nga detajet më të habitshme të hartës është prania e xhepave të pasurisë relativisht të lartë që janë të dukshme për pothuajse çdo rajon të kryeqytetit. Kjo është më e lartë në një nga dy rajonet e kryeqytetit të Mbretërisë së Bashkuar, Inner London-West, ku të ardhurat për frymë për banor ishin më shumë se gjashtë herë se mesatarja e BE-28 në vitin 2016 (611%). Më pas renditet Luksemburgu (një rajon i vetëm në këtë nivel 258%), Irlanda Jugore dhe Lindore (rajoni i kryeqytetit irlandez, 217%) dhe Rajoni i Brukselit-Bruksel Hoofdstedelijk Gewest (kryeqyteti belg 200%)./Monitor.

Tags: SHQIPERIvarferiveriu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.