Kreu i PD, Lulzim Basha nga Unaza e Re ka hedhur sërish akuza në drejtim të kryeministrit Rama. Sipas Bashës, Rama ka marrë një kapar 4 mln euro.
Basha: Kjo që po ndodh është pasojë e degjenerimit të qeverisë. Shqiptarët nuk po e mbajnë më dot peshën e keqqeverisjes.
Prej vitesh vendi nuk qeveriset më.
Me një segment ekzistues të unazës së madhe pa asnjë transparencë lind një projekt i “dhuruar” i cili çon në një tender korruptiv.
Për të mundësuar këtë vjedhje rekord, 40 mln euro për 2 km. Po të mos ishte rezistenca e banorëve sot këto shtëpi do të ishin prishur.
Edi Rama ka marrë drejtpërdrejt përfitimet e kësaj afere. Përflitet një kapar prej 4 mln eurosh si fillim, i cili i është dorëzuar përmes Afrim Qendros, Edi Ramës. Gjithësesi kjo është një gjë që duhet ta hetojë deri në fund drejtësia.
LIVE – Sëbashku me grupin parlamentar të opozitës në mbështetje të protestës së banorëve të zonës së Unazës së re.
Publiée par Lulzim Basha sur Lundi 10 décembre 2018
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/