Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/Studenti i Sapenzia-s zbulon plagjiaturën e ish-ministres, kërkesë Ramës: Merr gomën z. Kryeministër

10/12/2018
FOTO/Studenti i Sapenzia-s zbulon plagjiaturën e ish-ministres, kërkesë Ramës: Merr gomën z. Kryeministër
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një student ka zbuluar një tjetër plagjiaturë nga radhët e qeverisë. Bëhet fjalë për ish-minsitren dhe deputeten aktuale të PS, Mimi Kodheli.

Denoncimi vjen nga një student i Universitetit të  Sapienzës i cili nxjerr me fot  disa paragrafë të diplomës së saj të paraqitur në 2015-ën të cilat janë kopjuar pa cituar autorët origjinalë, ndërsa si udhëheqës shkencor ka patur Prof. Dr. Dhori Kule (në atë kohe Rektor), pranë fakultetit te Ekonomisë.

Denoncimi i studentit Vladimir Kola është publikuar sot në mëngjes nga akademiku Taulant Muka, në kulmin e protestave të studentëve para Ministrisë së Arsimit.

Denoncimi:

Mirëmëngjesi me Mimi Kodheli- Doktoraturë Plagjiaturë! Merrni GOMEN z. Kryeministër dhe fshini plagjiaturat!

Vladimir Kola, Universiteti Sapienza zbulon plagjiaturën!

Plagjiatura e Tezës së Doktoratës së zonjës Mimi Kodheli, me udhëheqës shkencor Prof. Dr. Dhori Kule (në atë kohe Rektor), pranë fakultetit te Ekonomisë, “Universiteti i Tiranes”, me titull “Regjimi i shënjestrimit të inflacionit: një propozim për Shqipërinë”, e vitit 2015.
Tezën e plotë e gjeni në internet në ketë adresë: http://www.doktoratura.unitir.edu.al/…/Doktoratura-Mimi-Kod…

Pas shumë ore kërkimi ne internet, kam zbuluar se zonja Mimi Kodheli ka kopjuar disa paragrafë te Tezës së saj te Doktoratës, pa cituar autorin origjinal, domethënë i ka paraqitur paragrafët ne fjalë, sikur t’i kishte shkruar vetë ajo.

Me ketë rast përfitoj të falënderoj zotin Taulant Muka, i cili ishte i pari që e vuri në dukje problemin e plagjiaturës në Shqipëri dhe na nxiti edhe ne të tjerëve që të kërkojmë në internet për ketë çështje.

Me sa kam arritur të zbuloj unë, zonja Mimi Kodheli kopjimin më të madh e ka bërë prej artikullit “From monetary targeting to inflation targeting: lessons from the industrialized countries”, me autor Frederic S. Mishkin, i vitit 2000, prej të cilit ka kopjuar dy faqe e gjysmë te Tezës së saj (faqet 21, 22, 23 dhe 24), të cilat korrespondojnë me faqet 11,12 dhe 13 të artikullit në anglisht, të cilin e gjeni në internet në këtë adresë: https://pdfs.semanticscholar.org/…/3e358ebc297698dfbb8737fa…

Paragrafë të tjerë ka kopjuar nga artikulli “Should inflation targeting be abandoned in favour of nominal income targeting?”, me autorë Stan du Plessis dhe Malan Rietveld, i vitit 2013, të cilin e gjeni në internet në këtë adresë:

https://www.ekon.sun.ac.za/wpapers/…/wp122013/wp-12-2013.pdf

Gjithashtu, ka kopjime edhe nga artikulli:

“Inflation Targeting: Holding the Line”, Sarwat Jahan,

https://www.imf.org/external/pubs/ft/fandd/basics/target.htm.

Me poshtë po ju vë krahasimin e detajuar:

“From monetary targeting to inflation targeting: lessons from the industrialized countries”, Frederic S. Mishkin, January 2000 ((ky artikull është vendosur në listën e literaturës së konsultuar, por siç e thashë, zonja Kodheli ka kopjuar prej tij faqet që përmenda më parë, duke i paraqitur sikur t’i kishte shkruar vetë ajo)

Tags: doktoraturemimi kodheliplagjiature

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.