Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, i drejtohet kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar që të tregojë se ku ka qënë këto ditë të protestave të studentëve.
Deputeti shkruan se është e rëndësishme që Rama të tregojë pse nuk ka qënë në Shipëri si dhe të mos fshehë të vërtetën me foto që publikon.
Qëndrimi i tij në Shqipëri në ditë të tilla, është e nevojshme, pasi kështu do të vepronte çdo lider perëndimor.
Deputeti thotë se kryeministri na ka borxh një shpjegim.
REAGIMI I PLOTË
A mundet qe Kryeministri te mjegulloje me nje foto te sotme nga Lezha lajmin e djeshem per largimin e tij nga vendi, dhe ai i shoqeruar po me foto?!
Kryeministri duhet te sqaroje se ku ndodhej ne keto dite protestash mbare popullore ne vend, vecanerisht kjo mbas atij lajmi pothuajse zyrtar.
Nqs ka udhetuar pikerisht keto dite duhet te sqaroje “pse”.
Nqs atij do t’i duhej te keshillohej per cfare po ndodh ne Shqiperi, kete duhet ta beje me liderat e personalitet e Perendimit dhe BE ku ne aspirojme te shkojme e standartet e te cileve duhet te implementojme.
Nqs ne ate drejtim i jane “mbyllur dyert”, kjo eshte tragjike.
Nqs ka udhetuar per shkaqe te tjera, eshte i detyruar te beje publike cfare e shtyu kaq fort per te lene vendin ne keto momente, kur cdo drejtues tjeter perendimor ne nje rast te tille do te ishte a do te kthehej ne zyren e tij.
Se paku duhet te sqaroje zyrtarisht opinionin per te verteten dhe jo me nje foto te hedhur….
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/