Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Lëvizja për Universitetin: 12 raste të sulmeve në protestë nga rrugaçët partiakë

09/12/2018
VIDEO/Studentët përzënë pedagogun nga protesta: Ka lidhje me Arlind Qorrin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Lëvizja për Universitetin  ka reaguar pas incidentit të sotëm, ku disa të rinj përzunë me forcë pedagogun Jani Marka.

Në reagimin e tyre në rrjetet sociale thuhet se janë disa të rinj partiakë të cilët po tentojnë të përçajnë protestën.

Sipas tyre, janë regjistruar rreth 12 raste të sulmeve nga keqbërës politikë.

Lëvizja Për Universitetin u bën thirrje të gjitha partive politike që të ndalin veprimet përçarëse ndaj studentëve.

REAGIMI I PLOTË

Lëvizja Për Universitetin denoncon dhunën e ushtruar nga rrugaçët partiakë!

Sot, për të tretën ditë radhazi, studentë dhe veprimtarë të Lëvizjes Për Universitetin janë sulmuar fizikisht, kërcënuar dhe ofenduar nga rrugaçë partiakë. Goditje me çelësa, tërheqje nga flokët, shkelma, shuplaka dhe grushte, janë format kryesore të dhunës me të cilat të rinjtë janë përballur.

Të paktën 12 raste sulmesh të tilla nga keqbërës të partive janë evidentuar gjatë këtyre ditëve, prej të cilave, shumica e të cenuarve kanë qenë vajza. Në pjesën më të madhe të këtyre rasteve, agresorët kanë qenë të forumeve të Partisë Demokratike. U bëjmë thirrje strukturave drejtuese të PD-së, si dhe kryetarit Lulzim Basha, që të tërhiqen nga aktet e dhunës dhe metodat e tjera që synojnë intimidim dhe përçarje.

E njëjta thirrje vlen edhe për drejtuesit e partive të tjera, për të ndalur dhe për t’u distancuar nga çdo formë dhune apo presioni. Në fakt, studentët në protestë para Ministrisë së Arsimit po përballen me një fushatë të koordinuar dezinformimi dhe orvatjesh për t’i përçarë.

Lëvizja Për Universitetin u bën thirrje të gjitha partive politike që të ndalin veprimet përçarëse ndaj studentëve. Edhe më fort se nga ne, thirrja për mospërfshirjen e partive vjen nga mijëra studentë njëzëri. Janë ata që e kanë kuptuar se partitë kanë vetëm një interes: përçarjen e studentëve dhe instrumentalizimin e protestës për agjendat e tyre.

Përmes shpifjeve të përhapura nga disa kanale dhe në disa nivele është tentuar të përhapet edhe gënjeshtra sikur Lëvizja ka penguar protestues të “Astirit” që t’u bashkoheshin protestës. Jo vetëm që kjo gënjeshtër u zbulua nga mungesa e fakteve që lidhin studentët e Lëvizjes me rastin në fjalë, por edhe vetë akuzuesit kanë pretenduar më vonë përmes fotove se bëhej fjalë për ndonjë veprimtar partiak që nuk e lidh asgjë me ne.

Gjithashtu, dënojmë çdo akt dhune apo nxitje për dhunë nga militantët e partive. Këto dy ditë, studentë të Lëvizjes, vajza dhe djem, janë bërë objekt i një sërë sulmesh fizike nga rrugaçë partish politike. Mbrojtja jonë e vetme ka qenë masa studentore që në çdo tentativë na ka dalë në krah.

Protesta e studentëve ka vetëm një objektiv qendror: pranimi pa kushte i kërkesave themelore të studentëve, çka nuk lë hapësirë për negociata.

Tags: levizja per universitetinpercarjeprotestastudenteSULME

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.