Në këtë 8 Dhjetor zërit të studentëve u është bashkuar dhe Partia Demokratike e cila sapo ka startuar ceremoninë e përkujtimit të lëvizjes studentore të 8 Dhjetorit 1990.
Në një ceremoni të organizuar në memorialin e Azem Hajdarit ne Qytetin Studenti, PD dhe FRPD po nderojnë Lëvizjen Studentore 1990.
Në fjalën e tij, ish-kryetari i PD dhe ish-kryeministri Sali Berisha shprehet se ditët e Dhjetorit ishin ditë të mëdha pasi janë ditët e shtrëngatave emocionale më të fuqishme.
”Në dhjetorin e ’90, përjetova mrekullinë e jetës” shprehet Berisha. Studentët sipas Berishës, ishin heronj dhe të pamposhtur.
I pranishëm në aktivitet është dhe Sali Berisha, kryedemokrati Lulzim Basha, si dhe deputetë të tjerë të PD-së.
Fjala e ish-kryeministrit Berisha:
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/