VIDEO/Studentët e kërkojnë të dalë në bulevard, ministrja: Jam 53 vjeç, nga...

VIDEO/Studentët e kërkojnë të dalë në bulevard, ministrja: Jam 53 vjeç, nga një sharje do ndihesha keq

527
0
Shares

”Jam 53 vjeç, një shtyrje, sharje do më bente të ndjehesha keq”. Kjo ka qënë përgjigja e Lindita Nikollës kur e pyetën pse nuk del në bulevard aty ku e kërkojnë studentët.

Ministrja e Arsimit ka lënë të kuptohet që ajo ka frikë nga përballja me studentët.

Nikolla jep përgjigje për studentët me letra dhe deklarata, duke mos iu kthyer përgjigje aty ku e meritojnë.

Ja përgjigja e Nikollës në një letër, pas 8 kërkesave të studentëve

Të nderuar studentë,

Në përgjigje të kërkesës suaj, nr 12520, datë, 07.12.2018, bashkëlidhur ju informojmë se:

Lidhur me pikën 1, 6 dhe 7 të kërkesës, për vlerësimin e tarifave të studimit, vlerësimin e rezidencave studentore dhe buxhetit për arsimin e lartë dhe sipas kërkesës suaj të datës 06.12.2018, do të ngrihen grupet e posaçëm të punës, me përfaqësues të këshillave studentorë, MASR dhe institucioneve të arsimit të latë.

Lidhur me pikat 2 dhe 3 të kërkesës, konsiderojmë se është e nevojshme të vlerësohen ndryshimet ligjore të cilat do të jenë gjithashtu pjesë e diskutimeve të grupeve të posaçme të punës që do të ngrihen.

Lidhur me pikën 4 dhe 5 të kërkesës sqarojmë se mbështetja studentore për kërkimin shkencor dhe të studentëve të ciklit të tretë të studimeve të përfshirë dhe gradën shkencore ‘Doktor’ tashmë është e garantuar ligjërisht.

Lidhur me pikën 8 të kërkesës, sqarojmë se tashmë nga ana e MASR janë marrë masat e nevojshme dhe brenda vitit akademik 2018-2019, të gjithë studentët do jenë të pajisur me kartën e studentit.

Lindita Nikolla dil në bulevard! Ministrja: Jam 53 vjeçe, një e shtyrë e sharë do ndihej keq

Lindita Nikolla dil në bulevard! Ministrja: Jam 53 vjeçe, një e shtyrë e sharë do ndihej keqPër më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/lindita-nikolla-dil-ne-bulevard-shkolla-eshte-e-jona-jo-biznes-privat

Publiée par Ora News sur Vendredi 7 décembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY