Spitali në Bulqizë nuk kishte gjinekolog, gruaja shtatzënë humbet trinjakët

Spitali në Bulqizë nuk kishte gjinekolog, gruaja shtatzënë humbet trinjakët

148
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë.

Një  grua 30 vjeç humbi tre fëmijët  që priste të lindte në muajin e pestë të shtatzënisë.

Sipas burimeve, bëhet me dije se gruaja shtatzënë me trinjak E. Rexhepi po vinte  nga fshatrat drejt spitalit të Bulqizës.

Fatkeqësisht, në spital nuk ka patur gjinekolog dhe as sallë operacioni.

Ajo ka lindur parakohe fëmijën e parë me asistencën e infermieres dhe ka pasur vështirësi për dy foshnjet e tjera.

Një gjinekolog me staf mjekësor ka ardhur nga Tirana me helikopter në Bulqizë por me sa duket ka qenë vonë për të shpëtuar fëmijët.

Sipas dëshmive të para, gruaja ka thënë se ka qenë duke kryer punë bujqësie të rënda deri kur i kanë nisur dhimbjet që është nisur në spital.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY