Qëlloi Ramën me këpucë, 30 ditë burg për banorin e Unazës së...

Qëlloi Ramën me këpucë, 30 ditë burg për banorin e Unazës së Re

141
0
Shares

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 30 ditë për Iljaz Katirajn, i cili tentoi të godasë me këpucë kryeministrin Edi Rama.

50-vjeçari qëlloi me këpucë ndaj kryeministrit Rama, pasi doli nga spitali teksa vizitoi efektivët e plagosur nga protesta e banorëve të Unazës së Madhe.

Pas vizitës, në një prononcim për mediat para spitalit, Rama tha se humbja e gishtave të dorës nga efektivja e policisë vendosi vijën e kuqe mes  paligjshërisë dhe mbrojtësve të ligjit.

Prononcimi i tij u ndërpre nga thirrjet e banorëve të Astirit, të cilët njëzëri bërtisnin: Turp! Turp!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY