U transferua me urdhër të Arta Markut në Pukë, prokurorja humbet fëmijën

U transferua me urdhër të Arta Markut në Pukë, prokurorja humbet fëmijën

507
0
Shares

Sonila Muhametaj, prokurorja e Krimeve të Rënda e cila u transferua me një vendim arbitrar nga kryeprokrurorja Arta Marku në rrethin e Pukës ka humbur fëmijën e saj.

Ka qenë gazetarja Klodiana Lala e cila ka publikuar një status ku i kërkon Arta Markut të kërkojë falje publikisht.

Muhametaj ka qenë 4 muajshe shtatzënë, dhe duket se udhëtimet e përditshme në drejtim të Pukës, dhe stresi psikologjik i kësaj situate kanë bërë që prokurores t’i ndërpritet shtatzënia.

Ajo është në një proces gjyqësor që vazhdon me kryeprokuroren Arta Marku, ndërsa shkak për përplasjen fillestare mes tyre u bë hetimi për Emiljano Shullazin.

Sipas Muhametajt, me këtë vendim, Marku ka shkelur ligjin për statusin e prokurorëve dhe ka tejkaluar kompetencat. Marku është akuzuar jo pak herë se në drejtimin e prokurorisë ka qenë e njëanshme dhe inatçore me vendimet që ka marrë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY