Rama firmos shfuqizimin e VKM-së, por studentët rezervojnë surprizën për të

Rama firmos shfuqizimin e VKM-së, por studentët rezervojnë surprizën për të

133
0
Shares

Këshilli i Ministrave ka shfuqizuar zyrtarisht VKM nr 288 pika numër 4, e cila parashikonte tarifa për provimet e mbartura në bazë të krediteve.

Vendimi vjen menjëherë pas deklaratës së Ministres Nikolla, e cila u shpreh e hapur për plotësimin e kërkesave të studentëve. Ajo tha se protesta e studentëve shërbeu si një reflektim për një debat shterues brenda Universitetit.

Por kjo është vetëm një nga kërkesat e studentëve. studentët kundërshtojnë duke kërkuar plotësimin e menjëhershëm të kërkesave. Ata nuk do të tërhiqen dhe do të vijojnë dhe ditën e nesërme me protesta.

“NESËR VAZHDON PROTESTA PARA MINISTRISË! DERI NË REALIZIMIN E PLOTË TË KËRKESAVE!

NË ORËN 08.00 BOJKOTOJMË NË ÇDO FAKULTET/UNIVERSITET! NË ORËN 10.00 PROTESTOJMË PARA MINISTRISË!”, – shkruhet në lajmërimin e lëvizjes “Për Universitetin”.

Por studentët gjithashtu kanë lajmëruar: “Nesër në orën 8 mblidhemi tek ministria dhe marshojmë deri kryeministrisë. Dekanët e fakulteteve të mbajnë përgjegjësi për të plotësuar kushtet për institucionet”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY