Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Protesta e studentëve, Fuga: Pa këto 4 masa urgjente, është e kotë gjithçka

06/12/2018
Protesta e studentëve, Fuga: Pa këto 4 masa urgjente, është e kotë gjithçka
Share on FacebookShare on Whatsapp

Akademiku dhe profesori Artan Fuga ka reaguar lidhur me protestën e studentëve. Fug një zë i fuqishëm kritik, mbështet studentët duke u shprehur një ditë më parë, se studentët kanë gjithmonë të drejtë.

Në një postim të fundit në Facebook, Fuga na jep një pasqyrim të saktë të realitetit të universiteteve.

Në analizën e tij, Fuga thotë se universitetet kanë nevojë urgjente për reformim.
Pa 4 masat urgjente që Fuga liston më poshtë, është e kotë çdogjë.

REAGIMI I PLOTE

Universitetet? Reformim të vërtetë !
——————————–

Universitetet publike dhe private kanë nevojë të :

demokratizohen, 
menaxhohen teknikisht, 
mbajnë përgjegjësi për cilësinë e mësimdhënies!

Studentët, aq sa i njoh në auditore, nuk dëshirojnë thjesht dhe vetëm shpenzime të ulta për studimet, por mbi të gjitha shpenzime të drejta, pra në përputhje me cilësinë e mësimdhënies dhe të potencialit integrues të studimeve në tregun e punës.

Pa këto katër masa urgjente, gjithçka është e kotë:

1. – Decentralizim i tarifave, pra përgjegjësi e universiteteve për to ! Heqje e menjëhershme taksës mesjetare për provimet e mbartura, absurde dhe e dëmshme për funksionimin e universiteteve, lëre pastaj financiarisht që është zhvatje.

2- Të drejta studentore për përfaqësimin e tyre real dhe jo me kukulla në senate, dekanate, borde universitare! Vendimmarrja duhet të përfshijë realisht trupat studentore dhe pedagogjike dhe jo thjesht ca individë që nuk dihet se zërin e kujt përçojnë dhe cfarë legjitimiteti kanë për të marrë vendime!

3 – Kondicionim i grantit publik për universitetet në funksion të numrit të studentëve dhe arritjes të parametrave të cilësisë të mësimdhënies dhe jo me kritere burokratike nga agjenci jo funksionale!

Kështu universiteti publik kur me tarifa të larta rrezikon të uli numrin e studentëve, ai do të ketë si pasojë uljen e grantit publik, pra rrezikon të ardhurat e tij në krahun tjetër.

Nëse redukton kostot e mësimdhënies në kurriz të cilësisë, atëhere do të ketë si pasojë reduktimin e të ardhurave nga granti publik sepse nuk do të kishte plotësuar parametrat e cilësisë!

Ky është ekulibri!

Nëse ky ekuilibër si mekanizëm rregullator bllokohet, si tani, atëhere shpenzimet për arsim do të shkojnë në stratosferë kurse niveli i mësimdhënies dhe vlerave e diplomave do të shkojnë në puse të thella nën nivelin e detit.

4. – Rishikim i mënyrës të funksionimit të bordeve qesharake të universiteteve publike!

Pa funksion!

Kërkesa për të barazuar në këto borde qesharake numrin e antarëve që vijnë nga Ministria e Arsimit me numrin që vijnë nga IAL është krejt e gabuar.

Bordet në vetvete ashtu si funksionojnë dhe kompetencat që kanë janë qesharakë. Problem është bordi jo numri i antarëve të tij.

Futja e një studenti atje, në nje mekanizëm qesharak, është pa asnjë ndikim.

Duhet ndryshuar dhe reformuar tërësisht modeli i universiteteve shqiptare!

Ministria e arsimit ka shansin e madh që pakënaqësinë e studentëve, oh sa legjitime !!!, ta kthejë sot në një energji të madhe për modernizimin e sistemit financiar të universiteteve publike që sot është :

as mish as peshk!

Një simbiozë mes burokratizmit stalinist dhe gjoja tregut, por pa konkurrencë, pa matësa të cilësisë të produktit, pa të drejta të atyre që u propozohet produkti.

Tags: artan fugaFUGAprotestestudente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.