Protesta janë zgjeruar në të gjithë vendin ndaj qeverisë për cështje të ndryshme.Por mbrëmjen e sotme një qytetar ka protestuar në mënyrë të veçantë.
Një video që po bën xhiron e rrjetit, tregon një makinë e ndaluar para kryeministrisë, ndërsa drejtuesi i saj i bie pa ndërprerë borisë.
Nuk dihet nëse kjo ka ndodhur në shenjë revolte, kur vendi po gëlon nga protestat, si ajo e studentëve, banorëve të Unazës, apo edhe minatorëve, ndërsa makina shihet e drejtuar nga Kryeministria.
Më poshtë videoja e publikuar nga Nisma #Thurje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/