Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Shpellarët” e Veliajt bëhen “talibanë”, kryebashkiaku sjell fyerje të reja për banorët e Tiranës

04/12/2018
“Shpellarët” e Veliajt bëhen “talibanë”, kryebashkiaku sjell fyerje të reja për banorët e Tiranës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë mbyllur sot në mbrëmje me një koncert të bandës frymore të mbajtur në Sheshin “Skënderbej”, serinë e një sërë aktivitetesh të ndryshme festive të organizuara me rastin e 106 vjetorit të tyre.

Pjesë e këtyre festimeve u bë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili duke marrë shkas edhe nga zhvillimet e fundit në qytet, theksoi se ushtarakët janë një shembull për të gjithë shoqërinë si njerëz që respektojnë ligjet dhe rregullat.

“A ka mundësi shoqëria jonë të mësoja nga ushtarakët, që njeriu pavarësisht vështirësive ka dinjitet, i thotë vetes qytetar, nuk i shkel shoqërisë dhe nuk i kërkon shoqërisë detyrime që shoqëria nuk ia ka. Sot shikoja që teksa po vazhdon progresi i qytetit, njerëz të cilët thonë “duam paret tona”. Paret e kujt? Në momentin që ke bërë 8 shtëpi pa leje, ne kemi detyrë të të strehojmë, se 7 të tjerat po i jep me qira. Sot nuk mundet shoqëria të të japë fitimin e munguar të diçkaje që e ke marrë me pa të drejtë, se po të ishte për këtë, atëherë do të ishin ushtarakët të parët. Ushtarakët që nuk zaptuan, që nuk i ranë njeriu më qafë, që i kanë shërbyer çdo qeverie të majtë e të djathtë në të gjitha kohërat, me orar e pa orar, dhe për sa kohë që ushtarakët nuk e bëjnë këtë, atëherë askush tjetër nuk ka gojë të kërkojë diçka nga shoqëria, që shoqëria nuk ia ka borxh”, – tha kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Ai evidentoi paradoksin që Shqipëria, ndonëse prej disa vitesh kontribuon për të vendosur paqen në Kabul, ky i fundit ka sot gjithë infrastrukturën e duhur rrugore, ndryshe nga kryeqyteti ynë Tirana. Për këtë ai theksoi se është shumë e rëndësishme që shqiptarët të ndryshojnë mentalitetin dhe mënyrën e të menduarit të gjerave duke i paralelizuar dhe si talebanet e Kabulit.

“Sot merremi gjithë ditën dhe diskutojmë në vitin 2018, a do të ketë Tirana unazë si e gjithë bota e civilizuar? Po si ka mundësi që sot ne çojmë 66 ushtarakë në Kabul, dhe Kabuli ka unazë. Kabuli sot ka unazë. Ka terroristë, ka talibanë, ka dhunë, ka autobomba, por ka unazë. Ne në Tiranë diskutojmë të çojmë paqeruajtës në Kabul, dhe s’kemi unazë. Dhe ndërkohë kërkojmë të zgjidhim dhe të çlirohemi nga Kabuli brenda vetes, nuk flas për Kabulin si vend, flas për Kabulin si mentalitet. Se çfarë ndodh në Kabul, një minorancë mundohet t’i ushtrohet gjithë shumicës tjetër, thonë do ta bëjmë siç e kishim ne. Dhe quheshin talibanë”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Duke hequr paralele mes asaj që ndodhi në Afganistan dhe asaj që po ndodh në Tiranë, Veliaj u shpreh se edhe këtu do të fitojë civilizimi, duke theksuar se askush nuk mund të bëhet pengesë për zhvillimin e qytetit. “Civilizimi fitoi mbi talibanët, u tha jo, ju jeni një pakicë, po të doni votoni, sa vota të merrni, aq do shkoni në Parlament, por ju nuk keni të drejtë të vini autobomba dhe të hidhni në erë gjithë Kabulin, apo gjithë Afganistanin, sepse civilizimi, ku edhe ne bëjmë pjesë si paqeruajtës, nuk e lejon këtë. Atëherë do të duam të zgjidhim edhe Kabulin që ne kemi në kokë. Dikush që ka zaptuar, nuk e mban dot peng qytetin”, u shpreh Veliaj.

 

Tags: erion veliajunaze e re

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.