Hyjnë në fuqi tarifat e reja në rrjetet celulare, përfitime për abonentët

Hyjnë në fuqi tarifat e reja në rrjetet celulare, përfitime për abonentët

321
0
Shares

Nga data 1 dhjetor e këtij viti kanë hyrë në fuqi tarifat e reja të terminimit të thirrjeve në rrjetet celulare të Vodafone, Telekom dhe Albtelekom të cilat janë ulur me 17.5% me tarifat ekzistuese dhe pritet të reflektohen në tarifat që paguajnë abonentët.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) kaloi në një kalvar të gjatë për marrjen e vendimit për uljen e tarifave të cilat duhet të ishin miratuar që në vitin 2016 kur AKEP nëpërmjet Vendimit Nr.2699, datë 01.12.2016, miratoi nxjerrjen në këshillim publik të dokumentit “Analizë e tregut të shërbimeve celulare: tregjet me shumicë të terminimit të thirrjeve në rrjetet individuale celulare – Këshillim Publik”. Ky konsultim publik nuk u konkludua me vendim për uljen e tarifave, të cilat mbeten në fuqi për vitin 2016.

Vendimi do shtyhej sërish në vitin 2017 pasi bazuar në kërkesën e Vodafone Albania, Këshilli Drejtues i AKEP në mbledhjen e datës 16.02.2017, vendosi për shtyrjen e periudhës së këshillimit publik të këtij dokumenti. AKEP me shkresën nr.2285 prot., datë 16.12.2017 i kërkoi operatorëve celularë Vodafone, Telekom Albania dhe Albtelecom që në vijim të përfundimit të procesit të konsolidimit të tregut celular (me delajen nga tregu të Plus Communication më 1.01.2018), brenda datës 15.01.2018, të depozitojnë komentet finale në lidhje me dy dokumentat e nxjerrë në këshillim publik në Dhjetor 2016.

Vetëm pas ndryshimeve në strukturat drejtuese dhe menaxheriale të AKEP u mundësua realizimi i analizave të tregut dhe Bordi AKEP me vendimin Nr.11 datë 22.02.2018 miratoi dokumentin “Analizë e tregut të shërbimeve celulare: tregjet me shumicë të terminimit të thirrjeve në rrjetet individuale celulare – Dokumenti Përfundimtar”.

Bordi i AKEP me Vendimet nr.12, 13 dhe 14, datë 22.02.2018 vendosi përcaktimin e sipërmarrësve Vodafone Albania Sh.a., Telekom dhe Albtelecom me Fuqi të Ndjeshme në Treg për terminimin e thirrjeve në rrjetin publik telefonik të lëvizshëm Vodafone Albania dhe vendosjen e masave rregulluese.

Pas konsultimit publik të tarifave të terminimit, AKEP vendosi tarifa simetrike terminimi për të tre operatorët, me vendimet 72, 73 dhe 74 të datës 1.10.2018 sipas nivelit maksimal të vlerave dhe afateve të mëposhtëm:

Aktuale 1.12.2018 1.12.2019 -deri në një vendim tjetër të AKEP
Tarifa maksimale e Terminimit të thirrjeve
1.48
1.22
1.11
Shënim: Tarifat në lek/minutë pa TVSH

Hyrja në fuqi e tarifave të reja të terminimit nënkupton që llogaritjet e operatorëve për pagesat e thirrjeve hyrëse dhe dalëse me shumicë drejt një operatori tjetër (p.sh. nga Vodafone te Telekom Albania) për muajin dhjetor do të llogariten sipas këtyre vlerave të ulura dhe pritet të reflektohen në uljen e tarifave përfundimtare që paguajnë abonentët për thirrjet celulare jashtë rrjetit (të barabarta me ato brenda rrjetit)./Monitor

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY