Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Greqia përgënjeshtron Ramën për takimin me Tsiprasin

03/12/2018
Greqia përgënjeshtron Ramën për takimin me Tsiprasin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Greqia thotë se ende nuk është përcaktuar vendi dhe as koha e një takimi të mundshëm mes kryeministrit shqiptar Edi Rama, dhe atij greke Aleksis Tsipras.

Zëvendësministri i Jashtëm i Greqisë, George Katrougalos në një konferencë për mediat, tha se është e parakohshme të përcaktohet një takim, pasi më parë Athina zyrtare pret që pala shqiptare të reagojë në lidhje me ligjin për mbrojtjen e të drejtave të minoritetit grek në vendin tonë.

“Ne presim të shohim zbatimin e legjislacionit mbi pakicat që është miratuar nga fqinjët. Kjo për ne është një element kyç, jo vetëm pse mbrojtja e pakicës sonë është një prioritet kombëtar, por edhe për perspektivën evropiane të Shqipërisë”, tha zv.ministri i Jashtëm.

Megjithatë, zv.ministri tha se “është logjike që dy udhëheqësit të takohen në një moment për të kapërcyer problemet e krijuara nga vdekja e Katsifas”

Në lidhje me ecurinë e negociatave mes dy vendeve,  Katrougalos tha se ato “ishin shumë afër përfundimit, para largimit të Nikos Kotzias nga posti i ministrit të Jashtëm, por gjithçka u stopua më pas edhe për shkak të ngjarjes në Bularat.

“Ka një dëshirë të përbashkët mes dy vendeve për të nxitur këto diskutime”, theksoi Katrougalos.

Në një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve në Greqi, AMPE (agjencia athinase dhe maqedonase e lajmeve), Edi Rama foli për marrëdhëniet me Greqinë dhe për një takim të mundshëm me kryeministrin Alexis Tsipras. “Nuk e di se ku, në Tiranë apo në Athinë, por planifikohet të takohemi së shpejti. Jemi në mes një faze dialogu të shpeshtë dhe diskutimi të shumë çështjeve, që shtrihen në mjaft vite dhe që nuk janë prekur kurrë. Me vullnet e guxim të plotë, si dhe vendosmëri për t’u zgjidhur. Besoj se jemi shumë afër zgjidhjes të gjithë kësaj problematike të vjetër dhe kjo do të ishte një arritje e madhe”, –  tha Rama te dielën

 

Tags: Alexis TsiprasEdi Ramagreqia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.